Lajme

Vetëvendosja e Kurtit del mbi 50 përqind në Shtime

Autori: Gazeta inFokus 22:34 | 07 June 2026

Lëvizja Vetëvendosje ka marrë mbi 50 për qind të votave në Komunën e Shtimes.

Kryetari i kësaj komune, Qemajl Aliu, i cili vjen nga ky subjekt politik, tha se “Shtimja ia qiti pikën”.

“Shtimja përsëri është e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Shtimja është e fitoreve të mëdha, e punëve të mëdha dhe të ndershme”, ka deklaruar Aliu.

-Advertisement-

“Urime, qytetarë të mrekullueshëm! Faleminderit Shtimja ime që e vlerësoni punën, përkushtimin dhe ndershmërinë. Na priftë e mbara bashkë”, tha më tej ai.

Kush po e Feston Ditëlindjen në Krejt Kosovën?!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy