Opinione

Veteranët në deti për pushime

Autori: Gazeta inFokus 11:25 | 01 June 2018

Dëgjova dhe lexova që kryesia e shoqatave të dalura nga lufta e UÇK-së paska bërë një kërkesë për ndarjen e një fondi nga qeveria për dërgimin e veteranëve në pushime.

A e dini sa absurde mu duk?

Isha pajtu bile edhe e kisha ngritë zërin po qe së kjo kryesi të kishte kërkuar fonde nga qeveria

-Advertisement-

Për veteranët që kanë nevojë për strehim,ushqim,pra për mirëqenie.

Isha pajtu sikurse kjo kryesi tē kërkonte fonde nga qeveria për veteran invalid që të dërgohen për shërim apo rehabilitim në ndonjë Spital apo Banjo.

Isha pajtu sikurse kjo kryesi të kërkonte fonde nga qeveria që të ju dali ne ndihmë veteranëve që të mos bëjnë vetëvrasje sikurse ka ndodhur deri tani,ku dhjetëra veteranë kanë bërë vetëvrasje nga mos kujdesi i kryesisë.

Isha pajtun sikurse kjo kryesi të kërkonte fonde nga qeveria për krijimin e vendeve të punës për familjaret e Dëshmorëve,invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së.

Por as se s’i nuk pajtohem që të kërkohen fonde për veteranët e UÇK-së për të shkuar në pushime.

Në qoftë së ndodh që kjo qeveri të ndaj fonde për veteranë?

Atëherë lind pyetja cilit veteranë do te përfitojnë,veteranët e vërtetë apo ata mashtrues?

Unë kisha kërkuar nga kjo kryesi së pari të bëjë pastrimin e listave më veteranë mashtrues.

Duke i vërejtur punët e kësaj kryesie s’i dhe kryesisë së më hershme, të jep më kuptu së këta janë njerëz të pa ditur.

Kryesi që nuk ka objektiva të mirëfillta për krijimin e kushteve dhe hapësirave për rregullimin e jetesës së veteranëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera