Lajme

Vetëm për 6 muaj në Kosovë u lindën 4 mijë e 504 fëmijë

Autori: Gazeta inFokus 10:02 | 06 July 2022

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se brenda gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë bërë 4 mijë e 379 lindje, shkruan Gazeta Infokus.

Po ashtu është bërë e ditur se 1 mijë e 623 raste lindjet u kryen me intervenim kirurgjik.

“Në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në gjashtë muajt e parë të vitit 2022, u kryen 4 mijë e 379 lindje, 200 më shumë se sa në vitin e kaluar për të njëjtën periudhë kohore. Në 1 mijë e 623 raste lindjet u kryen me intervenim kirurgjik”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

-Advertisement-

Ndërsa, gjithsej në Kosovë erdhën në jetë, 4 mijë e 504 foshnje, ku prej tyre 2 mijë e 344 foshnje janë meshkuj dhe 2 mijë e 160 foshnje tjera janë femra.

“Nga numri i përgjithshëm i lindjeve, 2 mijë e 344 foshnje janë meshkuj dhe 2 mijë e 160 foshnje tjera janë femra. Sipas raportit të punës për periudhën janar- qershor, u regjistruan 111 lindje me binjakë dhe 7 lindje me trinjakë”, thuhet tutje në njoftim./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera