Vetëm ‘online’, s’ka mësim përmes TV’së për nxënësit e shkollave të mesme të Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 19:45 | 31 March 2020
Njëzet ditë pas pezullimit të procesit mësimor, nxënësit e shkollave të mesme mësimin do ta vazhdojnë përmes dy platformave digjitale, Zoom dhe Google Classroom.
Ministria e Arsimit ka bërë të ditur për “Kohën” se për shkollat e mesme mësimi nuk do të realizohet nëpërmjet transmetimit televiziv, por përmes organizimit virtual që do ta bëjnë vetë shkollat.
Ministria e Arsimit, përmes një udhëzuesi që e ka publikuar, u ka kërkuar shkollave të mesme të fillojnë përgatitjet për zhvillimin e mësimit në distancë në mënyrë të decentralizuar në nivel shkolle.
Sipas dokumentit, mësimi është dashur të nisë nga e hëna, ku 3 ditët e para do të shërbejnë për përshtatje të mësimdhënësve dhe strukturave për formën e re të punës.
Gjimnazi “Sami Frashëri” në Prishtinë tashmë ka nisur këtë formë të mësimit.
Sipas Deklaron Hoxhës, koordinator i mësimit online në gjimnazin “Sami Frashëri”, është hera e parë që punojnë me këto programe. I kanë disa probleme, por që presin se shumë shpejt do t’i tejkalojnë.
Televizioni ka kontaktuar me nxënës të komunave të ndryshme, të cilët e kanë pranuar se mësimi nga distanca në disa shkolla të mesme nuk ka nisur ende. E në disa ku ka nisur, janë ankuar se po kanë vështirësi.
“Programi me të cilin po punojmë, ‘Zoom’, nuk i pranon më shumë se 100 anëtarë, e ne jemi diku 200 vetëm të një gjenerate që duhet ta ndjekim mësimin për menjëherë. E për këtë arsye, nuk po mund të kyçemi të gjithë. Arsyeja pse po na mbajnë të gjithëve përnjëherë është se shumica e mësimdhënësve janë të vjetër dhe nuk dinë ta shfrytëzojnë teknologjinë”, ka thënë njëri nga nxënësit në kushte anonimiteti.
Ministria e Arsimit ka theksuar se u ka rekomanduar të gjitha komunave se cilat programe online mund t’i përdorin dhe kështu, të organizojnë mësimin në këtë formë në këtë kohë të emergjencës shëndetësore.
“Sa i përket nivelit të tretë të shkollimit, klasat 10-12 të arsimit të mesëm të lartë (si në gjimnaze dhe në shkolla profesionale) mësimi ka filluar në shumë shkolla. Pas shqyrtimit të mundësive të ndryshme përkitazi me mësimin në distancë për arsimin e mesëm të lartë, MAShTI ka kërkuar nga DKA-të të fillojnë intensivisht përgatitjet e shkollave që të zhvillojnë mësimin në distancë me nxënësit në mënyrë të decentralizuar në nivel shkolle dhe me mësimdhënësit në nivel klase. Për implementimin e kësaj forme, MAShTI u ka sugjeruar DKA-ve, përkatësisht shkollave të mesme të larta një sërë platformash dhe aplikacionesh të cilat e mundësojnë zbatimin e mësimit në distancë si: Zoom, Microsoft Teams, etj. Sigurisht, mësimdhënësit ose shkollat mund të përcaktohen edhe për aplikacione të tjera si për shembull Facebook, Google Meet, Google Classroom e të tjera. Në anën tjetër, shumica e përdoruesve të Facebook-ut, përfshirë mësimdhënësit, ose janë pjesë e ndonjë grupi të mbyllur në facebook ose kanë krijuar vetë ndonjë grup të tillë. Nga mësimdhënësit kërkohet të krijojnë grupe të tilla me nxënësit dhe të punojnë në zbatimin e mësimit online”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Arsimit.
Mësimi për klasat fillore po vazhdon përmes TV-së.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...