Lajme

Vetëm gjatë janarit 124 çifte i dhanë fund martesës së tyre

Autori: Gazeta inFokus 10:04 | 17 March 2025

Gjatë muajit janar të këtij viti 124 çifte i kanë dhënë fund martesës së tyre. “Sa u përket shkurorëzimeve të ndodhura në Kosovë për muajin janar janë 124 raste”, thuhet në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).

Sipas të dhënave të ASK-së me numër të shkurorëzimeve prijnë Skenderaj dhe Ferizaj me nga 12 raste të shkurorëzimeve brenda muajit janar.

E pas këtyre dy qyteteve vjen Prizreni me 11 raste, pasuar nga Gjilani dhe Gjakova me nga 9 raste të shkurorëzimeve.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera