Rrëfimi tronditës i nënës së dëshmorit të fundit të Malishevës: “Uh mjera nana, po ku i ka bre sytë djali jem”

Autori: Gazeta inFokus
10:36 | 21 March 2025
Ajshe Gashi është nëna e dëshmorit të fundit të Malishevës, Mentor Gashi, i cili u vra nga forcat serbe vetëm një ditë para çlirimit të qytetit, shkruan Gazeta Infokus.
Ajo rrëfen momentin tronditës kur mori lajmin se djali i saj kishte rënë heroikisht në përballje të drejtpërdrejtë me ushtarët serbë, pikërisht në ditën kur ai pritej të kurorëzonte dashurinë e tij dhe t’ia sillte nënës nusen në shtëpi.
“Po, erdhën ushtria, plot oborri u mbush, si i pashë e dita çfarë ka ndodhë. Mos u mërzit e më kapën përqafe e kaj, fëmija krejt më ranë për tokë, ma nuk dishin me u çu se i kom pas fëmijët e ri. Ma të voglin 7 vjet, edhe ky burri jem veç u ul edhe bojke ‘euuu’, e hupi krejt. Unë kaj, mërzitu, po tek fundi i mramë nuk ka shku për kurgjo – u shku për këtë vend”, rrëfen nëna Ajshe.
Në emisionin “Zgjohu”, një prodhim i Gazetës Infokus, nëna Ajshe ndan edhe momentin e dhimbshëm kur pa për herë të parë kufomën e djalit të saj, të masakruar nga forcat serbe.
“S’më tregojshin hiq që e kanë çu te vorret. Po unë me marrë këtë djalin edhe me shku në Kijevë, thojsha po e gjaj aty. Kur u dal qiky djali i dytë… atij (Mentorit), veç ja kishin çel vorrin. Qaty në kojshi, ndërmjet shpijave, edhe kur më ka pa se po dal me djalë me shku në kam. Se thashë të shkoj ta shoh ku u vra, evladi ish shumë i dhimbshëm, veç kur ma ka ba: ‘oj nanë, hajde knej se kqyre ku është…’ Kur jam kthy, kam thënë: ‘Zoti hajr e boftë’. E kam marrë atë djalë për dore se s’më lëshojke e jom shku. Ish rrit bari, mu kishin dath këpucat, mu kishin dath çorapat e therra anej te vorret, a mu kishin mush kamt therra. Kur shkova, kqyra, thashë: ‘uh, djali jem ish shtre, gjan e zgat’, e kishin mlu me një llastik përmi. E shpolva, çka me kqyr – ju kishin qorru me sy, edhe ja kom nisë me kajt qaty. Edhe më vike bre marre me kajt se jom kanë e re, hala nuk disha… edhe ushtria: ‘ti s’bon me kajt’, ju thashë: ‘o lemi rahat bre, lemni’”, shprehet ajo.
Ndiqni më poshtë rrëfimin e saj tronditës:

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të premten
Të premten parashikohet gjatë orëve të para të 24-orëshit të kemi kalimin e n...
-
Nesër shënohet Dita e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, organizohen disa aktivitete
Gjatë ditës së nesërme shënohet Dita e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës. L...
-
Një 11-vjeçar dhe një 17-vjeçar në mesin e katër të plago*surve në Tiranë nga të shtënat me ar*më
Policia e Shtetit ka dhënë detaje për plagosjen e katër personave në Tiranë. ...
-
Lushaku-Sadriu: Kompromise për shkelje të Kushtetutës nga LDK-ja nuk ka
Për të dytën herë, konstituimi i Kuvendit të Kosovës ka dështuar për shkak të...
-
Cakolli: Shkeljet ligjore po bllokojnë konstituimin e Kuvendit
Tentimi i dytë i deputetëve për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka përfund...
-
Bajrami akuzon Kurtin dhe Muratin për shkelje të ligjit në emërimin e drejtorit të Doganave
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas riemërimit të drejtorit t...
-
Kurti kërkon drejtësi për 53 viktimat e familjes Muqolli në Poklek që u vra*në mizo*risht nga forcat serbe
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar sot masakrën e 1...
-
Haxhiu për qëndrimet e opozitës: Absurde, ata e dinë që i kemi numrat
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka konfirmuar se i kanë num...
-
Konfiskohet një automjet në Shtërpcë, po transportonte drunj pa dokumentacion
Policia e Kosovës ka konfiskuar një automjet me targa të skaduara në Kashtanj...
-
“Ndjej keqardhje për Avni Deharin, po keqpërdoret – skenari ishte i gatshëm”, Memli Krasniqi kritikon VV’në për bllokim të Kuvendit
Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi thotë se ndjen keqardhje për kryesuesin e s...
-
Baraliu tregon çka u desh të ndodhte në Kuvend: Seanca e sotme duhej të vazhdonte
Profesori i çështjeve juridike, Mazllum Baraliu, ka folur në lidhje me dështi...
-
Abrashi i VV-së kritikon Presidenten: Foli si autoritet kushtetues nuk dha zgjidhje për problemin që ia adresoi kryesuesi
Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje, ka hedhur kritika ndaj presidentes Os...