Lajme

Vetaksident në Gjilan, vdes një person

Autori: Gazeta inFokus 11:47 | 05 September 2022

Një person ka vdekur të dielën si pasojë e një vetaksidenti në Gjilan, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 17:30e ku thuhet se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

“Viktima mashkull kosovar  dyshohet se si pasojë e një vetaksidenti kishte pësuar lëndime trupore me ç’rast është dërguar për tretman mjekësor me ç’rast mjeku kompetent ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Rasti në polici është iniciuar si ”Vdekje e dyshuar”, dhe është duke u hetuar. /Gazeta Infokus/

 

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy