Veseli nga Boletini: Shqiptarët nuk i kanë pasur kurrë punët më mirë se tash (Foto)
Autori: Gazeta inFokus 12:47 | 28 November 2017
Nën patronatin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot, me rastin e 105-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit, në kompleksin memorial në Boletin është mbajtur ceremoni nderimi, në kujtim dhe në nderim të heroit kombëtar Isa Boletini.
Ceremonia filloi me nderimin e flamurit kombëtar dhe flamurit shtetëror të Republikës së Kosovës, ndërsa më pas, kryeparlamentari Veseli vendosi lule mbi varrin e Isa Boletinit.
Nga kulla e Isa Boletinit, kryeparlamentari Veseli uroi të gjithë shqiptaërt për Festën e 28 Nëntorit, të cilën ai e cilësoi ditë e cila simbolizon dëshmorët dhe heronjtë e lirisë, sakrificat e mëdha të kombit tonë për të qenë i lirë.
Veseli tha se Shqipëria dhe shqiptarët po ecin mirë përpara, ndërsa Kosova është shtet i lirë dhe pavarësia e vendit është e shenjtë dhe pacenueshme.
“Askush nuk mund ta cenojë lirinë e Kosovës. Ajo do të jetë shtet ku sundon ligji dhe vend i barabartë për të gjithë qytetarët, me ekonomi të zhvilluar dhe mirëqenie. Kjo është liria për të cilën ranë heronjtë tanë”, theksoi kryeparlamentari Veseli.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës tha se shqiptarët nuk i kanë pasur kurrë punët më mirë se tash dhe se duhet të jenë krenarë me të arriturat e tyre, ndërsa shtoi se ata do të bashkohe në BE.
“Lavdia është e përjetshme për të gjithë të rënët. Mitrovica është krenare që Isa prehet këtu, edhe Kosova është krenare për patriotë të tillë. Besatohemi se do të punojmë fuqishëm që të realizojmë idealet e heronjve të atdheut. Lavdi për të gjithë të rënët. Urime 28 Nëntori të gjithë shqiptarëve ku do që janë”, tha në fjalën e tij, kreu i Kuvendit, Kadri Veseli.
Në këtë ceremoni foli edhe përfaqësuesi i familjes Boletini, Gazmend Boletini, i cili falenderoi kryeparlamentarin Veseli për respektimin e figurës së Isa Boletinit për çdo vit, thuhet në komunikatën për media.
Të tjera
-
Inaugurohet busti i heroit kombëtar Hasan Prishtina në Tropojë
Fondacioni “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me Bashkinë Tropojë, kanë inaugu...
-
FSK-ja përfundon ushtrimin fushor në qitje e manovra me municion lụftarak
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të Regjimentit të parë të këmbësoris...
-
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Një grua ka sjell në jetë fëmijën e saj të parë në moshën 61-vjeçare. Sipa...
-
“O paramendone Fitore Pacolli nuk flet me daj të vet”- Shokon Dimal Berisha me këtë deklaratë për Fitore Pacollin
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka qenë i ftuar në “Podcast me ...
-
VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit
Partitë politike në Kosovë po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 9 shku...
-
Gazetari i BBC e pyet Vuçiqin për luftë të mundshme Kosovë- Serbi, ja si përgjigjet ai
Në një intervistë në emisionin “HARDtalk” në BBC, presidenti i Serbisë, Aleks...
-
Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e dy përsonave, dyshohet për dy vepra penale
Policia e Kosovës më saktësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sekt...
-
Më 17 dhjetor takimi i radhës në dialog
Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve pritet të...
-
Njeriu më i vjetër në botë vdes në moshën 112 vjeçare
BBC ka raportuar ka vdekur njeriu më i vjetër në botë. Lajmi u b...
-
Kamala Harris planifikon një rikthim të madh politik
Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris nuk është bërë shumë e reklamuar ...
-
Gërvalla pyetet për kritikat e Osmanit: Jemi në konventën e industrisë së drurit, për të tjerat… flasim
Kryediplomatja Donika Gërvalla ka refuzuar të përgjigjet në lidhje me kritika...
-
Vjosa Osmani do të bëjë përurimin e ambasadës së Kosovës në Kolumbi, Gërvalla: Ndihem e nderuar
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka quajtur rezultat histori...