Lajme

Veseli nënshkruan vendimin për shpërndarje, ia procedon Presidentit

Autori: Gazeta inFokus 14:08 | 22 August 2019

Nga mbledhja e sotme e kuvendit të Republikës së Kosovës për shpërbërjen e tij ,me 89 vota për, një kundër e dy abstenime, Kuvendi përfundimisht sotu shpërnda, shkruan Gazeta inFokus.

Në sallë ishin të pranishëm 106 deputetë, përderisa ashtu siç deklaroi para fillimit të seancës, deputeti Milaim Zeka ka votuar kundër. 

Vendimin në fjalë kreu i legjislaturës së gjashtë Kadri Veseli e ka nënshkruar menjëherë pas përfundimit të votimit .

-Advertisement-

Atë ia ka nisur Presidentit Hashim Thaçi i cili më pas mund të procedojë me shpalljen e zgjedhjeve të reja të parakohshme.

Sipas Kushtetutës zgjedhjet e reja do të mbahen brenda 45 ditësh – nga dita e shpërndarjes së Kuvendit.\Gazeta inFokus\.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera