Lajme

Veseli: Marre duhet me ju ardhë juve që mendoni se Thaçi i frikësohet Gjykatës Speciale

Autori: Gazeta inFokus 22:30 | 02 February 2019

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se nuk ka luftëtar të UCK’së që i frikësohet Gjykatës Speciale, madje as presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, shkruan inFokus.

Ai ka thënë se secili luftëtar e dinë për cka ka luftuar dhe është krenar për atë periudhë.

Sipas tij, secili deputet që mendon që luftëtarët e UCK’së tuten prej Gjykatës Speciale, duhet me ju ardhtë marre.

-Advertisement-

“Ai që ka qenë luftëtar e din për çka ka luftu. Marre ju koftë kush mendoni që tutemi prej Gjykatës speciale. Prej ditës të parë jom kanë UCK. Kom luftu ku është kërku. Aty jom kanë dhe jam krenar për atë histori dhe i përgjigjemi çdo sekonde. Ashtu ia bën edhe presidenti. Mosni se po e teproni. A e dini se ka prind e fëmijë. Marre e turp. Çka nëse deri nesër mësohet se jeni gabim. Populli thotë: dy duar janë për një krye, e ju duhet me rujt dinjitetin tuaj, se po krijoni situata të paqena”, tha Veseli tutje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera