Lajme

Veseli flet pas votimit të rezolutës për dialogun

Autori: Gazeta inFokus 20:00 | 15 December 2018

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se është i lumtur që deputetët i thanë “po” rezolutës për dialogun.
Ai e ka quajtur lajmë të mirë për Kosovën miratimin e kësaj rezolute, raporton lajmi.net.

“Jam shumë i lumtur, sot, që ne shteti i pavarur dhe sovran i Kosovës janë duke i marrë vendimet institucionet e Kosovës. Pas një vendimi shumë pozitiv që e kemi pasur ditën e djeshme, një vendimi historik për Ushtrinë e Kosovës, sot kemi marrë edhe një vendim që ka rëndësi për ruajtjen e sovranitet dhe integritetit tonë dhe partneritet me bashkësinë ndërkombëtare”, është shprehur Veseli.

Ai ka thënë se vendimi i sotshëm i Kuvendit të Republikës së Kosovës për delegacionin shtetëror do të thotë po sovranitetit, po integritetit territorial të Kosovës.

-Advertisement-

Veseli tha se Kosova është për dialog, për partneritet, për fqinjësi të mirë.

Ndërsa sa i përket koordinimit të këtij delegacioni me presidentit, ai ka thënë se çdo gjë do të ketë rëndësinë e vet dhe çdo gjë do të bëhet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Mes tjera ai deklaroi se Kosova ka respektuar çdo marrëveshje me Serbinë, por është kjo e fundit që nuk po i përmbahet marrëveshjeve.

“Nuk do të lejojmë asnjë provokim që cenon qytetarë të Kosovës, qytetarëve serb”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera