Auto&Tech

Versioni elektrik i motoçikletës legjendare arrin në gusht

Autori: Gazeta inFokus 13:04 | 09 January 2019

Tifozët e Harley-Davidson tashmë mund të porositin LiveWire, modeli i parë elektrik i kësaj kompanie, dhe dërgesat duhet të fillojnë në verën e vitit 2019.

Pothuajse të gjitha prodhuesit po përqendrohen gjithnjë e më shumë në zhvillimin e automjeteve elektrike, dhe ky trend nuk është anashkaluar nga kompanitë e famshme dhe të mëdha të motorëve.

Shembulli më i mirë i kësaj është Harley-Davidson, një kompani legjendare, bishat e së cilës janë sinonim i lirisë dhe ngasjes.

-Advertisement-

Ky prodhues ka njoftuar më parë motorin e tij të parë elektrik, dhe tani ne dimë më shumë detaje rreth këtij motori, si çmimi dhe data e fillimit të shitjes. Modeli LiveWire do të dalë në shitje në SHBA në gusht të këtij viti, dhe çmimi i tij do të jetë rreth 30,000 dollarë, transmeton KosovaPress.

Përndryshe, rrezja e modelit LiveWire do të jetë rreth 175 kilometra me një ngarkesë të baterisë, e cila nuk ka gjasa të kënaqë tifozët e udhëtimeve të gjata.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy