Lajme

Vërshimet në Kosovë, Kurti viziton Istogun: Institucionet shtetërore qëndrojnë pranë banorëve

Autori: Gazeta inFokus 10:36 | 20 January 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe atë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë vizituar fshatin Drejtë të Istogut i cili është prekur nga vërshimet e ujit, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në Facebook, i pari i qeverisë ka bërë të ditur se në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare vizituan dy familje të evakuara nga Zallqi.

“Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale nuk kemi qytetarë të vdekur e as të lënduar. Edhe Klina, Peja e Gjakova, sikurse edhe Mitrovica, Skenderaj e Podujeva kanë pësuar dëme”, ka shkruan Kurti.

-Advertisement-

Gjithashtu ai ka thënë se të gjitha institucionet shtetërore qëndrojnë pranë banorëve të komunave ku pati vërshime duke i ndihmuar e mbështetur ata.

“Dëmtimi i brigjeve dhe shtretërve të lumenjve nga eksploatimi i egër i zhavorrit, prerja ilegale e pyjeve ndër vite dhe mungesa e projekteve të pyllëzimit, sistemet jo adekuate të kanalizimit dhe ujëmbledhjes, si dhe ndryshimet klimatike globale i kanë lehtësuar, shpejtuar e shpeshtuar përmbytjet e vendbanimeve nga vërshimet”, ka shkruar Kurti./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera