Lajme

Vërshime edhe në fshatin Dush në Klinë, uji përfshin shtëpitë

Autori: Gazeta inFokus 12:48 | 21 November 2022

Pas reshjeve të mëdha të shiut të cilat nuk u ndalën gjithë natën është vërshuar edhe fshati Dush në Klinë.

Një banore e kësaj zone ka dërguar pamje ku shihet se uji ka arritur tashmë edhe në shtëpinë e saj.

Ajo akuzon komunën se për shkak të mos rregullimit të duhur të kanalizimit i gjithë uji pas të reshurave mblidhet në shtëpinë e saj.

-Advertisement-

“Kanalizimi është bërë kohë më parë mirëpo nuk është i rregulluar si duhet, ne kemi qenë tre herë në komunë jemi ankuar por askush asnjëherë nuk ka ardhur ta shikojë, dhe sa herë bie shi shtëpia ime përfundon në ujë”, ka thënë banorja, A.M e fshatit Dush për Infokus.

Në vazhdim Gazeta Infokus ju sjell pamjet.

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera