Vërejtjet e qeverisë, skepticizëm që drafti i Asociacionit mund të ndryshojë
Autori: Gazeta inFokus 12:56 | 17 December 2023
Pavarësisht vërejtjeve që kryeministri Albin Kurti ka thënë se i ka dorëzuar Bashkimit Evropian për draft-statutin e Asociacioni, ka pak shpresë se i njëjti mund të ndryshojë në versionin final. Partitë opozitare dhe njohësit e procesit të dialogut, thonë që drafti i propozuar nga euro-amerikanët ka shqetësime serioze, pasi sipas tyre, janë disa nene që Asociacionit e bëjnë me një super strukturë ekzekutive.
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, thotë për KosovaPress, se statuti i Asociacionit do të duhej të bëhej nga pala kosovare, pasi kjo është një çështje e brendshme e Kosovës.
Ajo është skeptike se në versionin final të draft-statuti të Asociacionit, mund të ndryshojë diçka.
“Drafti i statutit të Asociacionit është dashur të bëhet nga pala kosovare. Ndonëse kryeministri bëri përpjekje që vërejtjet i ka dërguar tek bashkësia ndërkombëtare është vetëm tërheqje nga tema bosht, pasi përgjegjësinë që e ka pasur qeveria që të hartojë draftin e Asociacionit, sot më shumë se lojë fjalësh unë nuk shoh ndonjë ndryshim prej asaj që kemi pa në start. Edhe kryeministri e tha në Kuvend që më kanë thënë ndërkombëtarët që është i mirë dhe që drafti do të jetë i pranueshëm për të gjitha palët. Sa i përket Gjykatës Kushtetuese ajo do të jep përgjigjen e saj”, thotë ajo.
Kritik për këtë draft-statut të Asociacionit është edhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj.
Ai thekson se kryeministri Albin Kurti nuk duhet ta pranojë një dokument të tillë.
“Sa i përket draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe i propozuar nga BE-ja është mjaft shqetësues, i papranueshëm dhe mund të them lirisht se do të federalizojë shtetin e Kosovës. Janë disa nene që e bëjnë ekzekutiv Asociacionin me një super strukturë udhëheqëse dhe që apriori ne nuk guxojmë që të themi të pranojmë një dokument të tillë”, deklaron ai.
Në anën tjetër, analisti politik, Albinot Maloku, thotë se draft-statuti i Asociacionit do të konsiderohet dokument final për BE-në, pavarësisht komenteve të qeverisë.
“Rekomandimet thelbësore që i janë bërë qeverisë së Kosovës ka qenë që vendi të ketë një draft-statut të vetin. Tani kemi situatën kur BE-ja e ofroi këtë draft statut dhe nëse ngelet ai draft që ka dal në medie, konsideroj se është dokument për shqetësim. Në këtë rrafsh pavarësisht se Asociacioni është obligim për Kosovën, mirëpo si pasojë e veprimeve dhe hapave politik kemi pruar situatën që BE-ja e ofroi këtë dokument i cili në një formë ose jo është dokument përfundimtar për BE-në, pavarësisht hapësirës që i është dhënë që i njëjti t’i konsultohet Gjykatës Kushtetuese për përputhshmërinë e vet me sistemin juridik kushtetues të vendit”, deklaron ai, transmeton Klankosova.tv.
Emisarët euro-amerikanë më 21 tetor, kanë dorëzuar Qeverisë se Kosovës një draft-statut të Asociacionit.
Megjithëse nga kryeministri Kurti i njëjti është konsideruar më i avancuar, i njëjti ka dorëzuar vërejtjet e tij për këtë draft, mirëpo për të cilat ende nuk ka marrë përgjigje nga Bashkimi Evropian
Të tjera
-
Mot më stabil në javën e fundit të nëntorit, temperaturat rriten përreth mesatareve
Java vijuese parashihet të dominohet nga kushte më stabile meteorologjike. ...
-
Peci del me një video-adresim, sulmon opozitën dhe mediat që ia publikuan skandalin për grantet
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka publikuar një video lidhur me lajmet...
-
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Profesori në Universitetin amerikan, Johns Hopkins, Daniel Serwer thotë se në...
-
Kamberi: Serbia po diskriminon shqiptarët e Luginës edhe me ndarjet buxhetore
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se b...
-
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në trafik
Një i vdekur dhe më shumë se 360 të tjerë të lënduar në rrugën Prishtinë-Podu...
-
U bë virale nga videoja ku tregonte se këngëtarët duhet të paguajnë tatim edhe për bakshishe, kontabilistja rrëfen si e bëri profesionin e saj të “dhezë” edhe në Tik Tok
Kontabilistja e sukseshme Elvira Ibrahimi Hoti në emisionin “Gratë n’Fokus me...
-
“Ajo ka përgjegjësi direkte” – Befason deputeti i AAK-së, e kritikon Presidenten Vjosa Osmani për fjalimin kundër Albin Kurtit në Kuvend
Deputeti Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, ka reaguar për...
-
Haradinaj në “Darkën e Lamës”, në Deçan: Kjo darkë është kujtesë për rëndësinë e traditave, jemi dhe do të mbetemi gjithmonë një kombë i fortë e i bashkuar
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Ramush Haradinaj, ka marrur pjes...
-
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë – Podujevë
Punimet për zgjerimin e rrugës Prishtinë – Podujevë janë duke vazhduar. Megji...
-
Parandalohet kontrabanda me mallra në Viti
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, kanë intensifikuar op...
-
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, javën e ardhshme mbahen katër seanca
Javën e ardhshme do të vijojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Ç...
-
Reagimi i Fahrije Hotit e avokatëve dhe përgjigja e Pecit, përfshihet edhe Pacolli: Runa zot nga ministra hajna, arroganta e gënjeshtarë
Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli ka reaguar pasi Fahrije Hotit dhe dy avokatë...