Pas paralajmërimit të Fahrije Hotit, Peci publikon dokumentin që KB “Krushës” iu refuzua granti në vitin 2019
Autori: Gazeta inFokus 20:15 | 23 November 2024
Ministri i Bujqësisë Faton Peci, ka reaguar pasi Kooperativa Bujqësore “Krusha”, ka thirrur konferencë për media për demantimin e ‘shpifjeve’ të tij.
Peci në Facebook ka publikuar një dokument të vitit 2019, për të dëshmuar se si në Qeverinë Haradinaj i ishte refuzuar aplikimi për grant kësaj kooperative.
“Siç edhe e kam paralajmëruar, ja dëshmia që në vitin 2019, në kohën e koalicionit PAN dhe Qeverisë Haradinaj, i refuzohet aplikimi për grant Kooperativës Bujqësore “KRUSHA”.
Edhe në vitin 2019 kemi pasur media të lira, por që asnjëherë ky refuzim s’ka përbërë lajm! E qe besa as deputeten Time Kadrijaj nuk e kemi parë të protestojë në Kuvend”, shkroi ministri Peci.
Gjatë ditës së sotme, KB Krusha dhe zonja Fahrie Hoti kanë reaguar në lidhje me një postim të Ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit, i cili kishte deklaruar se kjo ministri kishte paditur Hotin në vitin 2017.
KB Krusha e ka quajtur shpifje këtë deklaratë. Në një reagim nga KB Krusha kanë thënë se deklaratat se Fahrije Hoti është paditur nga Ministria e Bujqësisë në vitin 2017 për kthimin e një shume prej 17,800 eurosh janë të pabaza dhe tendencioze.
Për këtë çështje KB Krusha njofton se ka thirrur konferencë për media për të hënën.
Të tjera
-
Gjyqtarja Masselot mbështet masën e paraburgimit për ish-presidentin Thaçi
Gjyqtarja Marjorie Masselot në seancën e sotme ka njoftuar vendimin e saj që ...
-
Ofrohen 5 mijë euro dorëzani që Smakaj të lirohet me kusht
Për ish-shefin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Bashkim Smakajn, u ofru...
-
Avokati i ish shefit të AKI-së pyet pse klienti i tij s’u trajtua si Hajredin Kuçi: Fëmijët e tij s’kanë askënd që të kujdeset për ta
Avokati i shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj kër...
-
Mbi 50 vite pushtet- Si ra familja Assad që pamëshirshëm sundoi Sirinë
Sundimi 61-vjeçar i Partisë Baath në Siri ra sot kur kryeqyteti Damasku doli ...
-
Nis seanca ndaj ish shefit të AKI’së, Bashkim Smakaj
Ka nisur seanca ndaj ish drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjen...
-
Zhvillimet e fundit në Siri, Trump: Assad është zhdukur, ka ikur nga vendi i tij
Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump ka shkruar në platformën Truth S...
-
Rebelët sirianë thonë se kanë marrë Damaskun, s’dihet vendndodhja e Assadit
Rebelët sirianë pretenduan herët në mëngjesin e 8 dhjetorit se kanë marrë nën...
-
Kush është al-Jolani? Lideri i rebelëve që përmbysën Assadin në Siri
Luftëtarët nga forcat anti-qeveritare pushtuan Damaskun, duke i dhënë fund su...
-
Shtyhet për të hënën seanca për paraqitjen e parë të Isni Kilajt
Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë kanë vendosur që të shty...
-
“Unë nuk jam pjesë e garës elektorale, nuk paraqes rrezik politik për askënd” Thaçi flet nga Haga, nuk e komenton akuzen e re
Ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka dalë para Gjykatës lidhur me a...
-
Aktakuza për pengim të drejtësisë, nis seanca ndaj Thaçit, Smakajt, Kilajt e Fazliut
Ka nisur seanca ndaj ish-drejtuesit politik të UÇK-së, Hashim Thaçit, ish-she...
-
Borë e shi, temperaturat shkojnë -1 këtë të diel
Reshjet do të jenë kryesisht vetëm në formë shiu, përpos disa viseve malore. ...