Sport

Vendosi bast kundër skuadrës së tij, publikohen arsyet e pezullimit për 8 muaj të sulmuesit anglez

Autori: Gazeta inFokus 14:06 | 26 May 2023

Ivan Toney, sulmuesi i Brentford dhe kombëtares së Anglisë u gjobit me 500.000 paund si dhe u pezullua për tetë muaj nga futbolli për shkak të përfshirjes në bastet sportive, diçka që është krejtësisht e ndaluar në botën e futbollit. Së fundmi, Federata Angleze e Futbollit ka zbardhur edhe arsyet që çuan në një pezullim kaq të gjatë për 27-vjeçarin teksa bie në sy fakti se në 13 raste Toney ka vendosur bast që skuadra e tij do të humbiste.

1-Në 13 raste mes gushtit të vitit 2017 dhe marsit të vitit 2018 ka vendosur bast kundër skuadrave të tij, 11 nga të cilat kundër Neëcastle. Në këtë periudhë Toney ishte në pronësinë e Neëcastle, por luante si i huazuar tek Ëigan

2-Në marsin e vitit 2018, njoftoi shokun e tij se do ta niste ndeshjen titullar

-Advertisement-

3-Përdori llogaritë e të tjerëve për të vendosur baste pavarësisht se ishte nën hetim

4-Pranoi se gënjeu në intervistën e parë për Federatën kur u pyet për akuzat mbi bastet

5-Dyshohet se kishte një telefon të fshehtë për të vendosur bastet dhe nuk e dorëzoi gjatë marrjes në pyetje

Kujtojmë se për këto shkelje, Toney do të merrte një pezullim 15-mujor, por fakti që e deklaroi veten fajtor dhe se ishte i varur prej basteve, bën që në fund pezullimi të ulej në tetë muaj. Si rrjedhojë e varësisë prej basteve, aktualisht Toney është duke marrë ndihmë profesionale para se të rikthehet në fushë në mesin e janarit të vitit 2024.

Vlen të theksohet se Toney as nuk mund të stërvitet me Brentford gjatë kësaj periudhe, ndërsa nga ana tjetër klubi i ka dalë në krah sulmuesit dhe do ta mbështesë në të gjitha hapat në mënyrë që Toney të kalojë këtë periudhë të errët me sukses.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera