Lajme

Dhuna në familje nuk ndalet, shtatë raste raportohen brenda një dite

Autori: Gazeta inFokus 09:37 | 17 November 2026

Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit, në Prishtinë, Lipjan, Viti, Kaçanik dhe Gjakovë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rastet janë raportuar më 16 nëntor, ndërsa në to janë përfshirë si viktima burra ashtu edhe gra.

Në Prishtinë janë raportuar tri raste të ndara. Në dy prej tyre, të dyshuarit meshkuj dyshohet se kanë ushtruar dhunë psiqike dhe fizike ndaj viktimave femra, ndërsa në rastin e tretë një grua dyshohet se ka sulmuar fizikisht një burrë pas një mosmarrëveshjeje.

-Advertisement-

Një rast është raportuar edhe në Lipjan, ku dy persona, një burrë dhe një grua, dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj një gruaje. Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Në Viti, një burrë ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi dyshohet se është lënduar nga një person tjetër. I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Edhe në Kaçanik është arrestuar një burrë, i dyshuar për ushtrim të dhunës fizike ndaj një gruaje. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, në Gjakovë është arrestuar një person nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj një gruaje. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor.

Policia ka bërë të ditur se në rastet e tjera, me vendim të prokurorit, palët janë liruar dhe procedurat do të vazhdojnë në procedurë të rregullt.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy