“Vendimi ndaj, katër aktivisteve të Lëvizjes Vetëvendosje i padrejtë!”

Autori: Gazeta inFokus
17:43 | 27 April 2017
Shkodran Hoti nga zyra për media e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, ndaj katër aktivistëve të Vetëvendosjes, Adea Batushës, Atdhe Arifit, Egzon Halitit dhe Frashër Krasniqit është i pa drejtë, ku edhe njëherë po dëshmohet se sistemi i drejtësisë është i kriminalizur dhe se ministrja e drejtësisë Dhurata Hoxha nuk është e interesuar për ligj e drejtësi.
“Aktvendimi i cili i lë në arrest shtëpiak edhe për dy muaj Adean, Atdheun, Egzonin e Frashërin, është dëshmi e kapjes që i është bërë sistemit të drejtësisë dhe vërteton faktin që në krye të Ministrisë së Drejtësisë është një ministre e cila nuk është fare e interesuar për ligj e drejtësi, por për mbrojtjen e interesave të pushtetarëve fund e krye të kriminalizuar. Procesi ndaj këtyre katër aktivistëve është e qartë se është i padrejtë, dhe i tillë ka qenë nga fillimi”, tha ai.
Hoti, madje përmend edhe rastin e vdekjes së Astrit Deharit që sipas tij, përgjegjësi ka edhe ministrja e drejtësisë Dhurata Hoxha.
“Fatkeqësia më e madhe e këtij procesi është vdekja e aktivistit Astrit Dehari, prandaj ministrja Dhurata Hoxha nuk mund t’i ikë përgjegjësisë as për vdekjen e Astritit, e as për stërzgjatjen e këtij procesi, për të cilin nuk ekziston asnjë provë. Drejtësia nuk mund të funksionojë si instrument në dorën e një klani kriminal. Ne kemi bërë thirrje në vazhdimësi që pushteti të heq dorë nga ky proces i montuar dhe nga përndjekja e aktivistëve të VETËVENDOSJE!-s”, thotë ai.
Sipas Hotit, është pikërisht pushteti i cili po mundohet t’i frikësojë aktivistët e Vetëvendosjes, me metoda të tilla, por që këta të fundit nuk do të ndalën asnjëherë deri në vendosjen e drejtësisë.
“Nëse pushteti ende mendon se me metoda të tilla mund ta frikësojë dikë nga ne apo ta ndalë aktivitetin tonë, ne i themi që një gjë e tillë është e pamundur dhe nuk do të heqim dorë për asnjë moment nga vendosja e drejtësisë, e cila më pas do të merret me këta njerëz që e kanë degraduar vendin në gjitha mënyrat”, ka thënë Hoti për Gazetën Blic.
E në anën tjetër ka qenë Lëvizja Vetëvendosje e cila ka njoftuar se Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka vazhduar edhe për dy muaj arrestin shtëpiak aktivistëve të kësaj lëvizje, Adea Batushës, Atdhe Arifit, Egzon Halitit dhe Frashër Krasniqit.

Të tjera
-
Presidentja Osmani takon kryeministrin belg në Tiranë: Belgjika mbështet integrimin euroatlantik të Kosovës
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim...
-
Rama dhe Macron përurojnë shkollën prestigjioze franceze te Piramida
“Ecole 42”, shkolla prestigjioze franceze e kodimit do të jetë tashmë edhe në...
-
Shpjegimi epik me një barcoletë i Burim Ejupit për 100 mijë punëtorë më pak në TRUST për 3 muaj: Krejt varet qysh…
Gazeta Infokus të mërkurën ka raportuar në lidhje me një rënie drastike në Tr...
-
BE e shqetësuar për operacionet e fundit në veri të Kosovës: Rrezik për përshkallëzim
Bashkimi Evropian ka reaguar me shqetësim lidhur me veprimet e fundit të ...
-
Aksionet në veri, BE reagon e ‘‘shqetësuar’’ – Thirrje Kurtit t’i shmang veprimet e njëanshme: Themeloni Asociacionin
Bashkimi Evropian është shprehur i shqetësuar lidhur me aksionet e fundit që ...
-
Ambasadorët e QUINT kërkojnë të mbrohet liria e medias
Përfaqësuesit diplomatikë të vendeve të Quint-it – Francës, Gjermanisë, Mbret...
-
Rohde për Haxhiun: Lojtari që dështon, duhet të ndërrohet
Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, dha kontribut të madh të premten që ekipi i ...
-
“Dështimin e keqmenaxhimin po e paguajnë qytetarët”, Burim Ejupi tregon saktësisht pse u rrit çmimi i rrymës
Drejtori ekzekutiv i Institutit për Politika Zhvillimore (INDEP), Burim Ejupi...
-
Osmani në Tiranë, para liderëve evropianë: Të hiqen masat e padrejta ndaj Kosovës; ato e zbehin shpresën e të rinjve
Presidentja Vjosa Osmani ka mbajtur fjalimin e saj në seancën përmbyllëse të ...
-
AGK e dënon gjuhën e Donika Gërvallës ndaj mediave
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka dënuar gjuhën e ashpër të deputetes ...
-
‘‘E bën që të jetë…’’, Meloni ‘zbulon’ arsye se pse Rama i ulet në gjunjë sa herë e sheh
Siç e ka bërë zakon, takimet e kryeministrit Rama dhe kryeministres italiane ...
-
Shqipëria fituese? CNN e rendit këngën ‘Zjerm’ të parën në ‘Eurovision’
Në një artikull të publikuar së fundi, “CNN” ka rënditur këngët e edicionit t...