Lajme

Vendimi i ARBK-së për ArtMotion, Miftaraj: I shkruar jashtëzakonisht keq, pati vetëm ngritje dyshimesh

Autori: Gazeta inFokus 19:09 | 23 June 2023

Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka folur në lidhje me vendimin e ri të ARBK-së për të shfuqizuar certifikatën e biznesit kompanisë “ArtMotion”.

Ai është shprehur se më së paku që mund të thuhet, është se ky vendim është i shkruar jashtëzakonsisht keq, përcjell Klankosova.tv.

Tutje, ai u shpreh se në këtë vendim pati vetëm konludime dhe siç u shpreh ai, ngritje të dyshimeve.

-Advertisement-

“Më së paku çka mund të themi është se është një vendim i shkruar jashtëzakonisht keq. Në vendimin që e patëm, kishte vetëm konkludime, kishte ngritje e dyshimeve, por që nuk kishte diçka të prekshme, përmes së cilave e fiton besimin se njëmend është cënuar siguria publike, është cënuar rendi kushtetues i Kosovës”, u shpreh tutje ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera