Lajme

Vendimet që u morën në Komisionin për Integrim Evropian

Autori: Gazeta inFokus 15:34 | 19 Tetor 2026

Komisioni për Integrim Evropian, i kryesuar nga Jehona Lushaku-Sadriu, ka miratuar unanimisht planin e punës për muajt në vijim të këtij viti.

Sipas njoftimit të Kuvendit, gjatë mbledhjes së radhës, Lushaku-Sadriu prezantoi para anëtarëve të komisionit aktivitetet e parapara në plan, të cilat përfshijnë fusha të ndryshme të përgjegjësive të këtij komisioni.

Ndër prioritetet kryesore të planit janë bashkëpunimi me ekzekutivin, mbikëqyrja e zbatimit të ligjeve dhe diplomacia parlamentare, si dhe aktivitete të tjera me interes për vendin.

-Advertisement-

Gjatë diskutimeve, anëtarët e komisionit u pajtuan që plani i punës të mund të plotësohet edhe me aktivitete të tjera, në varësi të rrethanave dhe nevojave që mund të paraqiten gjatë muajve në vijim.

Në përfundim të mbledhjes, plani i propozuar i punës mori mbështetjen unanime të anëtarëve të Komisionit për Integrim Evropian.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy