Sport

Vendimet e Komisionit Disiplinor

Autori: Gazeta inFokus 16:23 | 09 November 2018

Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu dhe Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 09.11.2018 shqyrtoi procedurën e iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të garave lidhur me kundërvajtësit nga ndeshjet e zhvilluara në javën e fundit të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve zyrtare nga ndeshjet e zhvilluara konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;

V E N D I M E

GARDISON TUNAJ; lojtar i klubit të futbollit “DARDANET“ nga Gjakova me numër të ID kartelës; 009601M99 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive; 23,në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së ; XII-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DARDANËT – DEÇANI e zhvilluar në Gjakovë me datë 05.11.2018 (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar)

-Advertisement-

PEZULLOHEN

Pa të drejtë loje deri në kompletimin e lëndës – provave në të gjitha ndeshjet zyrtare – publike sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës. Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari në pezullim lidhur me rastin, afati datë 12.11.2018 ( Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1)

FATLUM DACI; lojtar i klubit të futbollit “DEÇANI“ nga Deçani me numër të ID kartelës; 003964M99 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës 22, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të garave për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së ; XII-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DARDANET – DEQANI e zhvilluar me datë 05.11.2018 në Gjakovë (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar)

PEZULLOHET

Pa të drejtë loje për të gjitha ndeshjet zyrtare – publike sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lëndës – provave . Kërkohet deklarata plotësuese e lojtarit të ndëshkuar me karton të kuq; Fatlum Daci, afati datë 12.11.2018 (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1)

KËSHILLA JURIDIKE

Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese , drejtuar komisionit të shkallës së dytë për ankesa në afatin kohor prej 8 (tetë) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi datë 09.11.2018 respektivisht nga publikimi në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar në këto vendime nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë 09.11.2018 Kryetari, DUKAGJIN ZEFI d.v.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera