Lajme

Pas më shumë se 12 orësh, përfundojnë bisedimet mes SHBA-së dhe Rusisë në Arabi Saudite

Autori: Gazeta inFokus 23:16 | 24 March 2025

Bisedimet mes Rusisë dhe SHBA-së për luftën në Ukrainë në Arabinë Saudite kanë përfunduar pas më shumë se 12 orësh.

Agjencia ruse e lajmeve TASS raportoi duke thënë se takimi kishte përfunduar pas “më shumë se 12 orësh konsultimesh” dhe se një “deklaratë e përbashkët” mbi rezultatet do të publikohej nesër.

Kujtojmë se ky është raundi i dytë i bisedimeve mes SHBA-së dhe Rusisë në Arabi Saudite që nga kthimi i Trump në zyrën e presidentit.

-Advertisement-

Ndërkohë i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Steve Witkoff ka takuar personalisht presidentin rus, Vladimir Putin ku ky i fundit i dha një portet të Trump si dhuratë për homologun e tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion me ofertë PAKO SUPREME – kësaj radhe më shumë argëtim!
-Advertisement-

Të tjera