Lajme

Instituti Atlas propozon heqjen e TVSh-së në faturat e energjisë elektrike: Do të ulte çmimin e rrymës me 44%

Autori: Gazeta inFokus 22:10 | 24 March 2025

Instituti Atlas ka propozuar heqjen e TVSh-së si masë konkrete për të ulur çmimin e energjisë elektrike në Kosovë deri në 44 për qind gjatë viteve 2025 dhe 2026 dhe “të zbatojë opinionin e Avokatit të Popullit dhe gjykatave të Kosovës, duke i kthyer konsumatorëve 132.5 milionë euro të paguara padrejtësisht për konsumimin e energjisë në veri.”

Propozimi vjen pas diskutimeve mbi rritjen e mundshme të të hyrave maksimale të lejuara nga ZRrE me 15 për qind.

“Nëse ZRRE vendos të rrisë të hyrat maksimale të lejuara me 15%, Instituti Atlas kërkon nga Qeveria e Kosovës të heqë TVSh-në prej 18 për qind në faturat e energjisë elektrike dhe të zbatojë opinionin e Avokatit të Popullit dhe gjykatave të Kosovës, duke i kthyer konsumatorëve 132.5 milionë euro të paguara padrejtësisht për konsumimin e energjisë në veri. Zbatimi i këtyre masave do të ulte çmimin e rrymës me 44% gjatë viteve 2025 dhe 2026.” – thuhet në propozimin e Institutit Atlas.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera