Sport

Vendimet e Komisionit Disiplinor

Autori: Gazeta inFokus 12:55 | 07 November 2018

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 07.11.2018 shqyrtoi procedurat e hapura disiplinore nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e komisioneve të garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit zhvilluar me datë 03-04.11.2018 dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore sjelli këto;

V E N D I M E

KF “ LIRIA “ nga Prizreni në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për lëshime në organizimin e ndeshjës së javës së; XIII-të të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; LIRIA – FERIZAJ e zhvilluar me datë 31.10.2018 në stadiumin “Përparim Thaqi“ në Prizren; (raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar në Prizren; minuta e 90 në shenjë të reagimit të vendimit të gjyqtarëve pati hedhje të shisheve të plasticës pvc në fushë – pa sanulimit të golit për klubin nikoqir)
DENOHET
Me të holla në shumë prej; 1000 euro (njëmijë) në bazë të rregullores disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 2 pika 1. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë . nga dita kur dënimi bëhet i plotëfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1)

-Advertisement-

KF “ FERONIKELI “ nga Drenasi në procedurë të hapur disiplinore nga ana e komisionit për lëshimet në organizimin e ndeshjës së javës së ; XIII-të të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FERONIKELI – DRENICA e zhvilluar me datë 31.10.2018 në stadiumin “ Rexhep Rexhepi “ në Drenas ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar; konflikt verbal pas përfundimit të ndeshjes nga ana e ekonimit të klubit nikoqir dhe bartësit të barelës në njerën anë dhe lojtarit mysafir me numër 17 nga ana tjetër, prej nga krijohet edhe një tollovi )
DENOHET;
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT në bazë të Rregullores disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 2.

KF “ TREPÇA “ nga Mitrovica në procedurë të hapur disiplinore nga ana e komisionit për lëshime në organizimin e ndeshjës së javës së ; XI-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; TREPÇA – ONIX BANJA e zhvilluar me datë 27.10.2018 në stadiumin olimpik “ Adem Jashari “ në Mitrovicë ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar ; hudhje e flakadanëve në fushë minuta ; 2 dhe 80 si dhe përleshje e spektatorëve nikoqir me pjesëtaret e policies së Kosovës pas përfundimit të ndeshjës )
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 1000 euro ( njëmijë ) në bazë të Rregullores disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 2 pika 2. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga dita kur vendimi bëhet i plotëfuqishëm. ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 ).

KF “ FERIZAJ “ nga Ferizaj ( kategoria e juniorëve ) në procedurë të hapur disiplinore nga ana e komisionit, për lëshime në organizimin e ndeshjës së javës së ; XI-të të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve; FERIZAJ – LLAPI e zhvilluar me datë 27.10.2018 në stadiumin – fushën me bari sintetik në Ferizaj ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar )
DENOHET;
Me të holla në shumë prej; 1000 euro ( njëmijë ) në bazë të Rregullores disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 2 pika 1 ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 ).

KF “ PEJA “ nga Peja në procedurë të hapur disiplinore nga ana e komisionit për mosrespektim të aktevenormative të Federatës së Futbollit të Kosovës ( mungesa e mjekut të klubit dhe mospërmbushja e obligimeve ndaj zyrtarëve të takimit ) në ndeshjën e javës së ; XI-të të Ligës së pare të futbollit të Kosovës për kategorinë e juniorëve ; PEJA – DRITA e zhvilluar në Pejë ( raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar në Pejë )
DENOHET;
Me të holla në shumë prej ; 1000 euro ( njëmijë ) në bazë të Rregullores disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 2 pika 1. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga dita kur vendimi bëhet i plotëfuqishëm. ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragfai 1 ).

LIRIJE BEQAJ ; lojtare e klubit të futbollit të femrave ; KFF “ VIZIONI “ nga Ferizaj me numër të ID kartelës 006791F94 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive 13, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komesarës së garave, për ndëshkim me karton të kuq ( konfrontim me lojtarën kundërshtare ) në ndeshjën e javës së fundit të Ligës së parë të Kosovës për futbollin e femrave ; KFF “ DRENICA “ – KFF “ VIZIONI “ e zhvilluar me datë 04.11.2018 në stadiumin “ Bajram Aliu “ në Skënderaj ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar në Skënderaj )
DENOHET
Me ndalesë loje për; 2 ( dy ) ndeshje publike – zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 3.

EDONISA ALIU ; lojtare e klubit të futbollit të femrave ; KFF “ DRENICA “ nga Skënderaj me numër të ID kartelës; 003562F02 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive ; 5, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komesarës së garave, për ndëshkim me karton të kuq ( konfrontim me lojtaren kundërshtare ) në ndeshjën e javës së fundit të Ligës së parë të Kosovës për futbollin e femrave ; KFF “ DRENICA “ – KFF “ VIZIONI “ e zhvilluar me datë 04.11.2018 në stadiumin “ Bajram Aliu “ në Skënderaj ( raporetet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar në Skënderaj )
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje publike – zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 3.

ALBAN SHALA ; ndihmëstrajner në klubin e futbollit “ LIRIA “ nga Prizreni me numër të ID kartelës; 11511M84 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për manifestim të sjelljeve të gabuara – largim nga pankina – hapsira teknike ( protestim ne vendimet e gjyqtarit ) në ndeshjen e javës së ; XIV-të të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DRITA – LIRIA e zhvilluar me datë 04.11.2018 në stadiumin e qytetit në Gjilan ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar në Gjilan )
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT në bazë të Rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 2

DRITON RRAHMANI ; ndihmëstrajner në klubin e futbollit “ LLAPI “ nga Podujeva me numër të ID kartelës; 013062M71 në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për manifestim të sjelljeve të gabuara ( largim nga pankina – hapsira teknike për reagim në vendimin e gjyqtarit të takimit ) në ndeshjën e javës së ; XIV-të të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; LLAPI-FERIZAJ e zhjvilluar me datë 04.11.2018 në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar në Ferizaj )
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT në bazë të Rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 2.

KF “ FERIZAJ “ nga Ferizaj në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për lëshime në organizimin e ndeshjës së javës së ; XIV-të të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FERIZAJ – LLAPI e zhvilluar me datë 04.11.2018 në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar; numër I madhë I përsonave të pa autorizuar civil kanë qëndruar para lokaleve të zhveshtoreve si dhe hyrjës në fushë ku vazhdimisht kanë fyer gjyqtaret si dhe ekipin mysafirë – klubin futbollistik “ Llapi “ nga Podujeva.Eshtë kërkuar disa here për largimin e të njejtëve. Ofendime pati edhe nga një grup prej 2 – 3 vetave të cilët qëndronin jashtë rrethojave e të cilët ofenduan asistentin e takimit Meriton Berisha si dhe zyrtarin mysafir të klubit të futbollli “ Llapi “ nga Podujeva )i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës – provave. Kërkohet raport plotësues nga klubi futbollistik “ FERIZAJ “ nga Ferizaj – përsoni zyrtar i klubit për atë ndeshje lidhur me rastin. Afati date 08.11.2018 ( Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1 ).

KF “ VËLLAZNIMI “ nga Gjakjova në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për lëshime në organizimin e ndeshjës së javës së ; XII-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; VËLLAZNIMI – TREPÇA e zhvilluar me datë 04.11.2018 në stadiumin e qytetit në Gjakovë ( raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar; minuta e 25 fyerje në kor nga ana e spektatorëve nikoqir drejtuar ekipit kundërshtar – KF “ Trepçes “ nga Mitrovica )i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës – provave. Kërkohet raport plotësues nga klubi futbollistik “ VËLLAZNIMI “ nga Gjakova – personi zyrtar i klubit për atë ndeshje lidhur me rastin. Afafti date 08.11.2018 ( Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1 ).

KF “ BALLKANI “ nga Suhareka në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për lëshime në organizimin e ndeshjës së javës së ; XIV-të të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; BALLKANI – FERONIKELI e zhvilluar me datë 03.11.2018 në stadiumine qytetit në Suharekë . ( Raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar; ndezje e mjeteve piroteknike në tribunat e stadiumit nga ana e spectatorëve, ku si rrjedhojë e kësaj sjellje të gabuar gjyqtari kryesor ndalë lojën për disa minuta deri sa largohet tymi me pastaj për të vazhduar)i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës – provave. Kërkohet raport plotësues nga klubi futbollistik “ BALLKANI “ nga Suhareka – personi zyrtar i klubit për atë ndeshje lidhur me rastin. Afati date 08.11.2018 ( Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1 )

KF “ DUKAGJINI “ nga Klina në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për lëshime në organizimin e ndeshjës së javës së ; XII-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; DUKAGJINI – BASHKIMI e zhvilluar me datë 04.11.2018 në stadiumin e qytetit në Klinë ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar; hedhje e një mjeti shperthyes jashtë kufizimit të fushës e që disa pjesë të këtij shperthimi hynë në fushë për ça ndeshja ndalet për disa sekonda për të larguar mjetin jashtë rrethojave të fushës )i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës – provave . Kërkohet raport plotësues nga ana e klubit futbollistik “DUKAGJINI “ nga Klina – personi zyrtar i klubit për atë ndeshje lidhur me rastin. Afati date 08.11.2018( Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1 ).

RIDVAN RAMADANI ; delegate për ndeshjet e Ligave të dyta dhe kategorive të reja në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për mashtrim dhe sjellje në lajthim ( fshehje e kartonave të kuq ) në ndeshjen e javës së XII-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; DARDANËT – DEQANI e zhvilluar me date 05.11.2018 ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar)
PEZULLOHET;
Pa të drjetë në kryerjen e detyrës së delegatit dhe funkcioneve në ndeshjet publike – zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lëndës – provave ( vendimin përfundimtar të komisionit). Kërkohet deklarata plotësuese nga delegati në pezullim Ridvan Ramadani lidhur me rastin. Afati date 08.11.2018 ( Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1 ).

ALBAN UKZMAJLI ; gjyqtar futbolli nga Ferizaj, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për për mashtrim dhe sjellje në lajthim ( fshehje e kartonëve të kuq në bashkëveprim me delegatin e takimit ) në ndeshjën e javës së ; XII-të të Ligës së dytë të të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; DARDANET – DEQANI e zhvilluar me date 05.11.2018 ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar )
PEZULLOHET
Pa të drejtë në referimin e ndeshjeve zyrtare – publike , të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lëndës provave Kërkohet deklarata plotësuese nga gjyqtari në pezullim Alban Ukzmajli lidhur me rastin. Afati date 08.11.2018 ( Rregullorja disiplinore neni 32 parag. 1)

AHMET DUSHKU ; zyrtar i klubit të futbollit “ DARDANET “ nga në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për mashtrim dhe sjellje në lajthim ( fshehja e kartonit të kuq në bashkëpunim me zyrtarin mysafir , gjyqtarin dhe delegatin e takimit ) në ndeshjn e javës së ; XII-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DARDANET – DEQANI e zhvilluarme datë 05.11.2018 ( raporet nga ndeshja e zhvilluar )
PEZULLOHET
pa të drejtë në kryerjen e të gjitha detyrave në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ane Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lëndës-provave. Kërkohjet deklarata plotësuese nga zyrtari në pezullim Ahmet Dushku, afati datë 12.11.2018 ( Rregullorja disiplinore neni 32 parag. 1 ).

ISMAIL KUQI ; zyrtar i klubit të futbollit “ DEQANI “ nga Deqani në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për mashtrim dhe sjellje në lajthim ( fshehje e kartonit të kuq në bashkëveprim me zyrtarin nikoqir, gjyqtarin e ndeshjës dhe delegatin e takimit ) në ndeshjën e javës së ; XII-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DARDANET – DEQANI e zhvilluar me datë 05.11.2018 ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar )
PEZULLOHET
Pa të drejtë në kryerjen e të gjitha funkcioneve në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lëndës – provave. Kërkohet deklarata plotësuese nga zyrtari në pezullim z Ismail Kuqi, afati datë 12.11.2018 ( rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1 ).

BLERAND QITAKU ; lojtar i klubit të futbollit “ GJILANI “ nga Gjilani me numër të ID kartelës 003473M00 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive ; 3, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( ofendime drejtuar gjyqtarit kryesor ) në ndeshjën e javës së ; XII-të të superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve ; GJILANI – TREPÇA 89 e zhvilluar me datë 04.11.2018 në Gjilan ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar)
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje publike – zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë Të Rregullores disiplinore neni 41 paragrafi 2 pika a/4

ERMAL CAKOLLI; lojtar i klubit të futbollit “ FERIZAJ “ nga Ferizaj me numër të ID kartelës ; 0008883M02 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive ; 1 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për ndëshkim me karton të kuq ( kacafytje me lojtarin kundërshtar ) në ndeshjën e javës së ; IX-të të Ligës së kadetëve në nivel nacional ; FERIZAJ – LIRIA e zhvilluar me datë 04.11.2018 në Ferizaj ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar në Ferizaj );
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 3( tri ) ndeshje publike – zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 3.

IDRIZ HASANI ; lojtar i klubit të futbollit “ FERIZAJ “ nga Ferizaj me numër të ID kartelës; 001589M02 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive ; 16, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për ndëshim me karton të kuq ( kacafytje me lojtarin kundërshtar ) në ndeshjën e javës së; IX-të të Ligës së Kadetëve në fitboll në nivel nacional ; FERIZAJ – LIRIA e zhvilluar me date 04.11.2018 në Ferizaj ( raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar në Ferizaj ) DENOHET
Me ndalesë loje për ; 3 ( tri) ndeshje publike – zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 3.

XHAFER HOXHAJ ; lojtar i klubit të futbollit “ LIRIA “ nga Prizreni me numër të ID kartelës; 007980M02 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive 11, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, pë ndëshkim me karton të kuq ( kacafytje me lojtarin kundërshtar ) në ndeshjën e javës së; IX-të të Ligës së kadetëve në futboll në nivel nacional ; FERIZAJ – LIRIA e zhvilluar me date 04.11.2018 në Ferizaj ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar në Ferizaj ) ;
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 3 ( tri ) ndeshje publike – zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 3.

ARDIT BATALLI ; lojtar i klubit të futbollit “ LIRIA “ nga Prizreni me numër të ID kartelës; 021209M02 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive 1, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për ndëshkim me karton të kuq ( kacafytje me lojtarin kundërshtar ) në ndeshjën e javës së; IX-të Ligës së kadetëve në futboll në nivel nacional ; FERIZAJ – LIRIA e zhvilluar me datë 04.11.2018 në Ferizaj ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar në Ferizaj ) ;
DENOHET
Me ndalesë loje për; 3 ( tri ) ndeshje publike – zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 3.

KËSHILLA JURIDIKE;

Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankesë drejtuar komisionit disiplinor të shkallës së dytë ; komisionit për ankesa në afatin kohorprej ; 8 ( tetë) ditëve, nga data e sjelljës së këtij vendimi; datë 07.11.2018 , respektivisht publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës . Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndaloin ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë 07.11.2018 Kryetari, DUKAGJIN ZEFI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera