Sport

Vendimet e Komisionit Disiplinor

Autori: Gazeta inFokus 16:05 | 28 February 2018

KOMISIONI  DISIPLINOR – shkalla e parë, në mbledhjen e mbajtur me datë 27.02.2018 shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e komisioneve të garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit të zhvilluara me datë 24-25.02.2018 dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve plotësuese dhe deklaratave shtesë lidhur me rastet, konform Dispozitave të Rregullores  Disiplinore  sjelli këto ;

V E N D I M E

TAHIR  LUSHTAKU ; drejtor sportiv i klubit të futbollit “ DRENICA “ nga Skënderaj  në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar, për manifestim të sjelljeve josportive  gjatë ndeshjes së javës së ; XIX-të të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; DRENICA – BESA e zhvilluar në stadiumin “ Bajram Aliu “ në Skënderaj  ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e drejtorit sportiv Tahir Lushtaku )

-Advertisement-

DENOHET

Me shqiptimin e masës displinore ; VEREJTJE E  FUNDIT në bazë të Rregullores disiplinore neni  40 paragrafi 1 pika 1

ARSIM  ISLAMI ; përfaqësues zyrtar i klubit të futbollit “ TREPÇA 89 “ nga Mitrovica në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për manifestim të sjelljeve josportive ( reagime në vendimet e gjyqtarëve ) gjatë  zhvillimit të ndeshjes së javës së ; XX-të të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; BESA – TREPÇA 89  e zhvilluar në stadiumin “ Shahin Haxhiislami “ në Pejë  ( raportet e zyrtarëve  dhe deklarata plotësuese e zyrtarit të klubit Arsim  Islami)

DENOHET

Me shqiptimin e masës  disiplinore VEREJTJE  E  FUNDIT, në bazë të Rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 1.

ENVER  SALIHU ; trajner ( trajner i portierëve ) në klubin e futbollit “ TREPÇA 89 “ nga Mitrovica , në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për manifestim të sjelljeve josportive ( reagime në vendimet e gjyqtarit ) në ndeshjen e javës së ; XX-të të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë seniorëve ; BESA – TREPÇ 89 e zhvilluar në stadiumin “ ShahinHaxhiislami “ në Pejë  ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes dhe deklarata plotësuese e trajnerit Enver Slihu )

DENOHET

Me shqiptimin e masës disiplinore  VEREJTJE  E  FUNDIT, në bazë të Rregullores  disiplinore neni 40 paragrafi 1. Pika 1.

VALDET  SDHOSHI ; kryetrajner në klubin e futbollit “ BESA “ nga Peja në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për sjellje josportive  ( reagime në vendimet e gjyqtarëve ) në ndeshjen e javës së ; XX-të të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; BESA – TREPÇA 89 e zhvilluar në stadiumin “ Shahin Haxhiislami “ në Pejë  ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes dhe deklarata plotësuese  e kryetrajnerit të Beses ; Valdet Shoshi )

DENOHET

Me shqiptimin e masës disiplinore  VEREJTJE  E  FUNDIT, në bazë të Rregullores  disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 1.

BESART  DUSHI ; lojtar I klubit të futbollit  “ KEK-u “ nga Obiliqi  me numër të ID karteles  000881M93 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  10, në procedure të inicuar nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq (  goditje e lojtarit kundërshtar ) në ndeshjen e javës së ; XVIII-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KEK-u – HAJVALIA e zhvilluar në stadiumin “ Agron Rama  në Obiliq ( raportet e zyrtarëve  dhe deklarata e lojtarit të përjashtuar Besart Dushi )

DENOHET

Me ndalesë loje për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores  disiplinore neni 39 paragrafi  3.

TAHIR  ADEMI ; ndihmëstrajner në klubin e futbollit “ VUSHTRRIA “ nga Vushtrria  në procedurë të inicuar disiplinorenga ana e komisionit të garave  për largim nga pankina ( manifestim i sjelljeve josportive  ) në ndeshjen e javës së ; XVIII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; VUSHTRRIA – FERIZAJ e zhvilluar në stadiumin “ Ferki Aliu “ në Vushtrri  ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata e trajnerit të larguarnga pankina  Tahir Ademi )

DENOHET

Me shqiptimin e masës  disiplinore  VEREJTJE E  FUNDIT  në bazë të Rregullores  disiplinore  neni 40  paragrafi 1 pika 1.

KF “ LLAPI “ nga Podujeva në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së : XX-të të Valasuperligës së Kosovës  në futboll për kategorinë e seniorëve ;  LLAPI –  DRITA  e zhvilluar në stadiumin “ Zahir  Pajaziti “ në Podujevë  ( hyrja në fushë e udhëhqësit të tifozeve vendas i cili me fjalë fyese i drejtohet asistentit si dhe  hudhjet me gurë  nga të tjeret në dretim të publikës  mysafire të klubit futbollistik “ Drita “ nga Gjilani minuta e 79  ku si  rrjedhojë ndeshja ndërpritet për 8 minuta deri në qetësimin e publicës ) raportet e zyrtarëve nga ndeshja i ;

HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE

Deri në kompletimin e provave ( lëndës ). Kërkohen raportet shtesë nga klubi futbollistik “Llapi“ nga Podujeva lidhur me rastin, afati datë 01.03.2018 ( Rregullorja disiplinore neni  32 paragrafi 1)

KF “ DRITA “ nga Gjilani , në procedurë të inicuar disiplinore  nga ana e komisionit të garave  për hudhje të gurëve nga tifozeria  mysafire në drejtim të tifozerisë  nikoqire  gjatë ndeshjës së javës së ; XX-të të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ;  LLAPI – DRITA e zhvilluar në stadiumin “ Zahir Pajaziti “ në Podujevë  në mungësë të raportit i

HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE

Deri në kompletimin e lëndës ( provave ). Kërkohet raport plotësues nga klubi futbollistik “ DRITA “ nga Gjilani lidhur me rastin. Afati datë  01.03.2018 (Rregullorja disiplinore neni 39 paragrafi 1).

FATON RAMA ; lojtar i klubit  të futbollit “ FUSHË KOSOVA “  nga Fushë Kosova , me numër të ID kartelës  00435M93 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  10, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për ndëshkim me karton të kuq ( kacafytje me lojtarin kundërshtar ) në ndeshjen e javës së ; XVIII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FUSHË  KOSOVA – KOSOVA  e zhvilluar në Fushë Kosovë ( raportet e zyrtarëve të ndeshjës  dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar Faton Rama )

DENOHET

Me  ndalesë loje për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës  të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores  disiplinore neni  39 paragrafi 3.

GENT  HYSENI ; lojtar i klubit  të futbollit “ KOSOVA “ nga Prishtina me numër të ID kartelës  00388M93 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  14, në procedurë të inicuar disiplinore  nga ana e komisionit të garave për ndëshkim me kartopn të kuq ( kacafytje me lojtarin kundërshtar ) në ndeshjen e javës së ; XVIII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FUSHË  KOSOVA – KOSOVA e zhvilluar në Fushë Kosovë ( raportet e zyrtarëve të ndeshjës dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar Gent Hyseni )

DENOHET

Me ndalesë loje për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 3.

ATDHETAR  LATIFAJ ; lojtar i klubit  të futbollit “  KIKA “ nga HOgoshti  me numër të ID kartelës ; 005778M95 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  34, në procedurë të inicuar disiplinore  nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq  ( sjellje  jo sportive  ndaj spektatorëve ) në ndeshjen e javës së ; XVIII-të të  Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; BASHKIMI – KIKA e zhvilluar në Koretin  ( raportet e zyrtarëve të ndeshjës dhe deklrata plotësuese e lojtarit të përjashtuar  Atdhetar Latifaj )

DENOHET

Me ndalesë loje  për 2 ( dy ) ndeshje zyrtare  sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores  disiplinore neni 39 paragrafi 3.

KF “ VUSHTRRIA “  nga VUshtrria në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave  për lëshime në organizimin e ndeshjës së javës së ; XVIII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; VUSHTRRIA – FERIZAJ e zhvilluar në stadiumin “ Ferki  Aliu “ në Vushtrri ( pas përfundimit  të takimit një person me uniformë të klubit të futbollit  “ VUshtrria “  sulmom – fizikisht gjyqtarin kryesor të ndeshjes  Bajram Gashi ) në mungesë të  deklaratave i

HAPET PROCEDURA  DISIPLINORE

Deri në kompletimin e lëndës ( provave ) Kërkohet raport plotësuese nga klubi futbollistik “ VUSHTRRIA “ lidhur me rastin . Afati datë 01.03.2018 ( Rregullorja disiplinore  neni 39 paragrafi 1 )

KËSHILLA  JURIDIKE

Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit të shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej 8 ( tetë ) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi datë 27.02.2018  – publikimit të tij në BUletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës rrepsektivisht  nga data e pranimit. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar  nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit. Prishtinë, datë 27.02.2018                                                                      Kryetari,  Dukagjin  Zefi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera