Sport

Vendim i Komisionit Disiplinor

Autori: Gazeta inFokus 12:59 | 27 September 2018

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje ; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 26.09.2018 – ora 16,30, shqyrtoi kërkesën e FC Prishtina Futsal nga Prishtina me numër të protokollit 328/1 datë 31.08.2018 dhe 04.shtator 2019 lidhur me mos kthimin e paisjeve nga lojtaret e licencuar të këtij klubi për edicionin 2017 – 2018 dhe për të njejtën duke iu referuar fakteve të ofruara nga ana e pales së ankimuar nxjerri këtë ;

V E N D I M

Për pezullimin e lojtarëve të poshtëshenuar pa të drejtë loje për të gjitha ndeshjet zyrtare vijuese të klubeve të tyre të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës – komisionit përkatës deri në vendimin përfundimtar ( kthimin e paisjeve sportive klubit të tyre të mëhershem – FC Prishtina Futsal) ; Korab Muharremi , Oso Gjinovci, Berat Hamiti, Bardh Kelmendi, Getart Hyseni, Dardan Berisha, Shefki Kameri, Nuhi Krasniqi, Haki Ahmeti, Valdrin Talla, Faton Zejnullahu, Besnik Selmani, Durim Qorri, dhe Haris Zeneli.

-Advertisement-

A r s y e t i m

Me rastin e sjelljes së këtij vendimi , komisioni disiplinor iu referua aktit normative të Federatës së Futbollit të Kosovës – Rregullores disiplinore – Dispozites I/28 të nenit 38 ; (cenimi i dispozitave dhe sjelljes shoqërore sportive) nga shkaku së janë tejkaluar suazat e zakonshme të veprimtarisë së lejuar sportive dhe e cila me karakteristikat e veta i ngjanë njerës prej kundërvajtjes së paraparë në këtë Rregullore.

Prishtinë, 26.09.2018

Për ;

FC Prishtina Futsal
Lojtarëve të pezulluar
Komisionit për futsall Kryetari, Dukagjin Zefi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera