Lajme

“Vendet e BE-së do të përballen me pesë deri në dhjetë dimra të tmerrshëm”

Autori: Gazeta inFokus 07:41 | 29 August 2022

Ministri i Energjisë i Belgjikës, Tinne Van der Straeten, ka paralajmëruar vendet e BE-së se do të përballen me “pesë deri në dhjetë” dimra “të tmerrshëm” nëse nuk bëhet asgjë për të ulur çmimet e gazit natyror.

Thirrjet po shtohen për një kufi në mbarë BE-në mbi çmimin e gazit dhe shkëputjen e tij nga çmimi i energjisë elektrike, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Shtetet e BE-së janë duke luftuar me rritje të mëdha të çmimeve të energjisë që kur furnizuesi kryesor i gazit Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt, duke shkaktuar sanksione.

-Advertisement-

Por Gjermania thotë se po i rimbush depot e gazit më shpejt se sa pritej.

Vendet perëndimore që mbështesin Ukrainën po përpiqen të ulin sasinë e gazit dhe naftës rus që importojnë. Rusia, e cila furnizoi BE-në me 40% të gazit të saj vitin e kaluar, ka kufizuar furnizimet.

Ministri belg i Energjisë Tinne Van der Straeten shkroi në Tëitter se çmimet e gazit në Evropë duhet të ngrihen urgjentisht, duke shtuar se lidhja midis çmimeve të gazit dhe energjisë elektrike është artificiale dhe duhet të reformohet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera