Lajme

“Vend i përsosur për pushim fundjave” – The Guardian rendit Pejën në mesin e vendeve që duhet vizituar

Autori: Gazeta inFokus 10:57 | 06 October 2023

Mediumi prestigjioz britanik, The Guardian ka renditur qytetin e Pejës si një ndër vendet që duhet vizituar, në saje të rubrikës për udhëtime.

The Guardian publikoi një varg të qyteteve evropiane të cilët u propozuan nga një mori lexuesish të mediumit dhe një ndër këto qytete ishte propozuar nga një turist edhe Peja, transmeton Telegrafi.

Ryan Welborn shkroi se Peja është një vend i përsosur për një pushim fundjave në qytet, duke sugjeruar gjithashtu vizita të fshatrave përreth.

-Advertisement-

“Filloni duke shëtitur qytetin e vjetër dhe duke admiruar trashëgiminë arkitekturore osmane, duke përfshirë urën e Zallçit. Kënaquni me kulturën e gjallë të kafeneve të qytetit”, shkroi Welborn.

“Morëm një taksi disa milje deri te ujëvara e Drinit të Bardhë 25 metra e lartë, e cila zhytet nga Bjeshkët e Nemuna dhe eksploruam shpellën e Radavcit”, potencoi turisti.

Reklama
Edhe për adhuruesit e natyrës, si për çiklistët dhe alpinistët ai sugjeroi që turistët të vizitojnë edhe Bjeshkët e Nemuna.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera