Lajme

VËMENDJE: Në këto raste grave nuk iu lejohen ndërhyrjet estetike

Autori: Gazeta inFokus 13:12 | 08 August 2022

Në emisionin Doktor Plus me Anita Ahmeti, është diskutuar edhe për rastet kur grave u ndalohet të bëjnë ndërhyrje estetike për shkaqe shëndetësore, shkruan Gazeta Infokus.

Specialisti i kirurgjisë plastike, Dr. Ylber Zejnullahu, ka thënë se mosha nuk është faktorë që një personit të ju ndalohet ndërhyrja estetike, por tek moshat e shtyra vështirësitë në operacion janë më të mëdha.

“Nëse një femër përkundër barkut të tepërt ose lëkurës së varur kërkon të bëjë një ndërhyrje por ajo ndoshta planifikon të ketë shtatzëni nuk i ndikohet nuk është që është kundër indikacion absolut por nuk i ndikohet intervenimeve për qëllime estetike kurse prapë ajo do të ketë një lindje edhe abdomeni ose barku i saj do të i tendoset dhe do të i nënshtrohet prapë ndryshimeve, në ato rast po flas për moshat e reja, për mosha më të vjetra nëse kanë probleme e sëmundje të shumta të tjera të cilat i kanë rreziqet sikur për çdo ndërhyrje tjetër, si diabeti, pirja e duhanit, e alkoolit, mosha e shtyrë, sa është mosha më e shtyrë vështirësi në operacion ka më shumë apo edhe gjatë rikuperimit, edhe rikuperimi kërkon një tretman minimalisht tri javor nganjëherë me shtrëngese edhe vizitat mund të shkojnë edhe deri në gjashtë javë, monitorimi i atyre personave që kanë një abdonoplastik”, ka deklaruar Zejnullahu në emisionin Doktor Plus, prodhim i Gazetës Infokus.

-Advertisement-

Më poshtë mund të gjeni emisionin e plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera