Lajme

Veliu takon shefen e UNDP-së në Kosovë, Maria Suokko

Autori: Gazeta inFokus 16:16 | 24 February 2020

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, ka pritur në takim, Maria Suokko, përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së në Kosovë.

Në këtë takim diskutua për partneritetin mes MPBAP-së dhe UNDP-së, në kuadër të shumë projekteve të përbashkëta, në të cilat misioni i UNDP-së ka ndihmuar institucionet e sigurisë në Kosovë, duke mbështetur zhvillimin e kornizës përkatëse ligjore, strategjive dhe planeve të veprimit.

Me këtë rast Veliu vuri në dukje vullnetin e tij si ministër, që do të rrisë angazhimet me partnerët dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim që të përdoren të gjitha mekanizmat institucionale në forcimin e rendit dhe ligjit në Kosovë.

-Advertisement-

“Parandalimi i krimit të organizuar kërkon bashkëpunim dhe bashkërendim, prandaj ne kemi nevojë për mbështetje të organizatave siç është UNDP, sidomos në projektet e përbashkëta në luftimin e  trafikimit të armëve të paligjshme në Kosovë dhe luftimin e krimit kibernetike dhe për këtë jam shumë falënderues”, theksoi ministri Veliu.

Ndërsa përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së në Kosovë, Maria Suokko, theksoi se në  kuadër të kapaciteteve që ka ky mision në Kosovë, do të vazhdojnë të përkrahin MPBAP-në në projekte që do të rrisin sigurinë e përgjithshme në Kosovë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera