Veliaj shfrytëzon sherrin e Ramës për t’u shfaqur si mik i gazetarëve
Autori: Gazeta inFokus 20:35 | 29 October 2017
Një ditë pasi Edi Rama ofendoi gazetarët, Erion Veliaj u shfaq në rrjetet sociale me një foto në grup të kolegëve të tyre, që raportojnë aktivitetet e Bashkisë së Tiranës.
I sjellshëm dhe i buzëqeshur, siç i ka hije një djali të edukuar në perëndim, Veliaj shfrytëzoi rastin të bëjë dallimin mes tij dhe Ramës kur vjen puna tek marrëdhënia me njerëzit e medias.
Shikoni më lart si i gëzohet autobusit të parë elektrik në një selfie, bashkë me gazetarë të sociales dhe zyrtarë të bashkisë.
Në të njëjtën ditë iu bashkua një fotoje në grup me reporterët. Të krijohet përshtypja se marrëdhënia e kryetarit të ri të Bashkisë së Tiranës me gazetarët, është vite dritë larg asaj të vjetrit.
Por imazhi që Veliaj tenton të përçojë si një mik i medias është i rremë. Momentet nga puna e përditshme e gazetarëve nuk janë domethënëse, ose janë kryekëput tregues i marrëdhënies personale që ka krijuar me ta.
Në aspektin profesional, Veliaj është njësoj ofendues si Rama. Madje në rastin e tij mund të thuhet se nxënësi ia kalon mësuesit. Gazetarët e terrenit që mbulojnë Bashkinë e Tiranës janë njësoj të dhunuar dhe të ofenduar profesionalisht.
Për shkak të marrëdhënies klienteliste që Veliaj ka vendosur me pronarët e mediave duke shpërndarë tendera, leje ndërtimi dhe favore të tjera, ai ka luksin t’i detyrojë gazetarët të riprodhojnë mekanikisht kronikat e gatshme që shpërndan zyra e shtypit e Bashkisë.
Gazetarët në të gjitha televizionet, jo vetëm e kanë të ndaluar të kritikojnë apo të denoncojnë problemet e Bashkisë së Tiranës, por shpeshherë nuk kanë asnjë informacion për aktivitetet që organizon Bashkia.
Materialet shpërndahen të gatshme ditën kur e vendos zyra e shtypit e Bashkisë. Ndodh që Veliaj të jetë jashtë vendit, kur televizionet transmetojnë kronikat e inaugurimeve dhe inspektimeve në shkolla apo rrugë.
Nëse gazetarët e kanë pranuar sot këtë dhunë profesionale sot, madje disa edhe janë prekur pa e kuptuar nga sindroma e Stokholmit, nuk do të jetë e largët dita kur Veliaj të lëshojë ndaj tyre të njëjtat ofendime si Rama. Dhe atë ditë, ofendimet as nuk do të bëjnë lajm.
Të tjera
-
Vranësira e reshje bore – Parashikimi i motit për fundjavë
Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore....
-
“Në rastin e Banjskës spitali i Mitrovicës s’kishte as penjë” – Deputetja Rrezarta Krasniqi me kritika të forta për gjendjen e shëndetësisë në Kosovë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka kritikuar m...
-
Virusi i ri kinez mbërrin Shqipëri? – Mjekët thonë se ende nuk ka raste të konfirmuara
Virusi më i ri kinez, apo i njohur me emrin “Metapneumovirusi” mund të jetë d...
-
Kërkohet hetim ndërkombëtar për vrạsjet në qytetin e Cetinjes
Asambleja Komunale e Cetinës kërkoi të premten që personat përgjegjës për sig...
-
Hetimi për sụlmin në Ibër-Lepenc, Verma: FBI po punon me agresivitet për të gjetur sụlmuesit, që ata të japin llogari
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verm...
-
Kosova, pjesëmarrëse në takimin e 15-të në selinë e NATO-s për mbrojtjen e Ukrainës
Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/...
-
Java e ardhshme me temperatura tipike dimërore, IHMK: Kujdes në komunikacion
Gjatë fundjavës pritet të marrë mot i vranët dhe me reshje bore. Nga Insti...
-
Ferat Shala në Komoran: Ky vit është një vit i fitores të Partisë Demokratike
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shal...
-
Shpresojmë që normalizimi Kosovë-Serbi të çojë te njohja e ndërsjellë, thotë Richard Verma
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verm...
-
Daut Haradinaj në Gjilan: Numri 137 është numri që e nisi dhe do ta përfundojë autostradën
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
27-vjeçi ra në lumë në fund të vitit të kaluar, FSK-ja s’e gjeti as sonte
Policia e Kosovës dhe ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë zhvilluar n...
-
Haradinaj për gratë kosovare: Bartëset e vërteta të ndryshimit dhe zhvillimit
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj ka mbajtur takim me gra...