Veli Bytyqi i AAK-së emërohet këshilltar i Presidentit Thaçi
Autori: Gazeta inFokus 12:45 | 23 January 2018
Në tetorin e vitit të kaluar, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) i është bashkuar ish-gazetari shumëvjeçar, Veli Bytyqi. Aderimi i tij kishte bërë bujë të madhe si brenda partisë ashtu edhe në media.
Madje është vet lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili në një emision në RTK, aderimin e Veli Bytyqit dhe të profesoreshës Elmaze Nura i kishte vlerësuar si dy prurjet më të mëdha në AAK. Por vetëm pak muaj pas këtij aderimi, Veli Bytyqi ka vendosur që kontributin e tij ta jap të Presidenti Thaçi. Ky i fundit duke e parë Bytyqin të paangazhuar diku në jetën politike, i ka ofruar atij postin e këshilltarit politik.
Indeksonline ka kontaktuar me ish gazetarin e njohur i cili ka konfirmuar se prej sot është pjesë e ekipit të Presidentit por thotë se nuk ka ndërruar ende parti.“Unë nuk kam lëvizë nga partia, në kuptimin konkret. Kam qenë në AAK dhe kam qenë këshilltar i Ramush Haradinajt në parti, jo në kabinet. Me thënë të drejtën unë Presidencën e shoh si institucion jopartiak dhe kam kaluar atje si këshilltar. Kjo ka qenë preferenca e presidentit dhe jam emëruar me vendim të presidentit Thaçi si këshilltar i tij politik”, ka deklaruar Bytyqi për Indeksonline.
Ish gazetari thotë se nuk e ka lënë parinë e Hardinajt ende, pavarësisht kësaj lëvizje.
“Kam kaluar atje si këshilltar politik, por pa ndryshuar parti sepse presidenti Thaçi nuk përfaqëson më partitë. Të gjithë e dimë kush ku mbahet e qysh, por ai nuk mund të thotë më se është me PDK-në, për sa kohë sa është president”, ka deklaruar ndër të tjera Bytyqi.Ai e falënderon Thaçin dhe i është shumë mirënjohës për besimin që ja ka dhënë.
“Ndihem i nderuar që ai më ka ftuar të jem këshilltar i tij, edhe e vlerësoj si gjest dhe si veprim sepse presidenti përfaqëson unitet”, ka thënë ai.
Veli Bytyqi ka qenë gazetar shumëvjeçar i Rilindjes, redaktor, zv/kryeredaktor. Ai ka qenë edhe drejtor për marrëdhënie me publikun dhe zëdhënës i komunës së Prishtinës 2001-2004 si dhe këshilltar e zëdhënës i Ministrisë së Kulturës në vitet 2004-2007.
Veli Bytyqi ka qenë pjesëmarrës i aktiviteteve politike e kombëtare qysh në vitet 90-ta, deputet i Kuvendit të Kosovës i vitit 1992, nënkryetar i PSHDK-së, pjesëmarrës i aktiviteteve të shumta para, gjatë e pas luftës në Kosovë.
Të tjera
-
PDK nesër e hapë fushatën në Sallën ‘‘1 Tetori’’: Kosova mundet ma mirë
Partia Demokratike e Kosovës do të hapë nesër (11 janar) zyrtarisht fushatën ...
-
Policit hetues Idriz Gashi i vazhdohet suspendimi
Hetuesi policor, Idriz Gashi i cili ishte rikthyer sot në punë pas përfundimi...
-
Dy tërmete brenda pak minutave godasin Greqinë
Greqia është goditur brenda pak minutave nga dy tërmete. Sipas të dhënave ...
-
Parashikimi i motit për fundjave
Pas temperaturave pranverore që patëm ditëve të fundit, në fundjavë pritet të...
-
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra, i njëjti fat na pret edhe nga Britania
Departamenti amerikan i Zyrës së Thesarit të Kontrollit të Pasurive të Huaja ...
-
Presidenca jep tender për motor të ri të veturës Toyota
Presidenca ka dhënë një tender për furnizim dhe montim të motorit për automje...
-
Këṛcënohet kryeministri Albin Kurti, arrestohet një qytetar serb në veri
Burime brenda Prokurorisë Themelore në Mitrovicë kanë konfirmuar se një qytet...
-
Bajrami: Kurti propagandoi për humbjet e ndërmarrjeve publike – Mos ik, eja në debat, i kapim shkumsat e shohim a je në fitim a në humbje
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka sfiduar me debat kryeministrin Albin ...
-
Hashani: Gripi që po qarkullon në Kosovë është më i vështirë se të tjerët
Qendrat e Mjekësisë Familjare dy javët e fundit po përballën me rritjen e num...
-
SHBA, Gjykata e Lartë shqyrton çështjen e platformës TikTok
Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara po dëgjon të premten argumentat l...
-
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27 vjeçarit të zhdukur në Gjakovë
Ekipet e specializuara të kërkim-shpëtimit të Gardës Kombëtare të Forcës së S...
-
DnV: Parafushatë intensive dhe me raste të keqpërdorimit të resurseve publike për qëllime elektorale
Koalicioni i Organizatave Joqeveriatare “Demokracia në Veprim”, një ditë përp...