Vela thotë se Osmani nuk do të rrëzohet nga Kushtetueja: Do ta ketë edhe një mandat
Autori: Gazeta inFokus 21:12 | 06 April 2023
Shefi i Kabinetit të Presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela ka folur rreth raportimeve të fundit se Presidentja Vjosa Osmani mund të rrëzohet nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, kjo pasi që Veton Berisha dhe Albert Kinolli nga komunitetet egjiptian dhe rom po pretendojnë se mandatet e tyre janë marrë nga disa shkelje të mëdha në zgjedhjet e fundi të përgjithshme.
Vela deklaroi se nuk ekziston asnjë element për t’u kontestuar juridikisht procesi i zgjedhjes së Presidentes teksa shtoi se edhe nëse ish-kandidati për deputet Veton Berisha fiton rastin në Gjykatën Kushtetuese, Presidentja nuk cenohet.
Ndër të tjera Vela vitin e dytë të Osmanit në krye të Presidencës e vlerësoi si mjaft dinamik.
“Në vitin e fundit kanë ndryshuar rrethanat duke filluar nga lufta në Ukrainë. Presidentja ka qenë jashtëzakonisht aktive, sidomos në politikën e jashtme. Ajo ka prekur shumicën e kontinenteve, duke pasur takime me shtete njohëse dhe jo njohëse për të shtyrë përpara fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare”, ka thënë Vela në një intervistë për Telegrafin.
Shefi i kabinetit të Presidentes ka komentuar edhe raportimet në media në lidhje me një rrëzim të Presidentes nga Gjykata Kushtetuese.
Vela thotë se Presidentja do ta vazhdojë mandatin deri në fund dhe ajo nuk do të rrëzohet.
“Presidentja nuk do të rrëzohet. Ajo do ta kryej mandatin e saj dhe do ta ketë një tjetër mandat”, ka deklaruar Vela.
Vela thotë se edhe nëse do të merret për bazë ankesa e ish-deputetit Veton Berisha, nuk do të cenohet procedura e zgjedhjes së Presidentes.
“Hipotetikisht do të mund të rrëzohej vetëm një deputet. Në raundin e dytë kanë marrë pjesë 82 deputetë. Nuk ka asnjë bazë ligjore, juridike, kushtetuese që të mund të vihet në atë konkludim [rrëzimi i Presidentes]. Lajmi u është shpërndarë mediave [për rrëzimin e mundshëm të Presidentes] nga qarqe që lidhen me Serbinë. Nuk u vë faj këtu mediave. Janë disa shpërndarës të lajmeve të rreme”, është shprehur Vela.
Shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, thotë se nuk ka asgjë kundër mediave dhe sipas tij AGK në disa raste do të duhej të reagonte vet kundër mediave që dezinformojnë.
Në këto vite Presidentja sipas tij ka vendosur një standard të ri sa i përket vendosjes së meritokracisë në institucione.
Ai ka thënë se megjithatë Presidenca nuk ka lënë anash edhe çështje tjera siç ishte reagimi për shtrenjtimin e rrymës.
“Megjithatë institucionet janë të pavarura dhe kanë vendosur ndryshe”, deklaroi tutje Vela.
Të tjera
-
“Kurti s’do të dërgojë draft-statutin e Asociacionit në Kushtetuese para zgjedhjeve të 9 shkurtit”
Përkundër kërkesës së fundit nga aleatët ndërkombëtarë ndaj Qeverisë së Kosov...
-
Bajrami akuzon qeverinë për mospunë: Nga 859 milionë për investime kapitale, deri në shtator qeveria shpenzoi veç 159 milionë
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kr...
-
Gjendet i vdẹkur në shtëpinë e tij një burrë në Klinë, Policia nis hetimet
Një burrë është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në fshatin Dresnik të Klinë...
-
“Një takim produktiv” Kurti takohet me O’Brien, folën për marrëveshjet me Serbinë dhe Procesin e Berlinit
Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar për takimet që ka zhvilluar dje në New Y...
-
Lajçak i vlerëson idetë dhe rekomandimet që thotë se ia dha Osmani për zbatimin e marrëveshjes gjatë takimit në New York
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, e k...
-
Musliu Shoshi flet për koalicionet e mundshme qeverisëse: Nuk kemi vija të kuqe, me LVV-në dallimet i kemi mëdha
Dallimet mes Partisë Demokratike të Kosovës në opozitë, dhe Lëvizjes Vetëvend...
-
Komuniteti në veri që ndihet i harruar, banorët thotë se nuk i viziton askush nga zyrtarët
Në veri të Kosovës, jeton një komunitet që ndihet i harruar. Nuk është kom...
-
Brenda qytetit strategjik ukrainas të rrethuar nga forcat ruse
Aktualisht janë rreth 16.000 njerëz që jetojnë në qytetin strategjik të Pokro...
-
MPB merr në shfrytëzim objektet e komunave ilegale që u mbyllën në veri, do të vendosen tri ministri
Pas një mbledhje të jashtëzakonshme të kryesisë së Kuvendit në veri të Mitrov...
-
Gërvalla takohet me homologun grek Gerapetritis: Kosova e përkushtuar për të rritur bashkëpunimin me Greqinë
Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, ka njoftuar për takimin e para kat...
-
Presidentja Osmani takon mërgatën në SHBA: Mbrëmje madhështore, ashtu siç është lidhja ndërmjet Kosovës dhe Amerikës
Presidentja Vjosa Osmani është takuar dje me mërgatën në Shtetet e Bashkuara ...
-
E mitura në Suharekë dyshohet se u dhụnụa nga dy persona, njëri në arrati
Një e mitur në Suharekë dyshohet se është dhunuar nga Policia e Kosovës. P...