Veç vërejtje policit për ankesën e investitorit gjerman (Video)
Autori: Gazeta inFokus 15:05 | 24 June 2017
Policit Dibran Fejzullahu i është shqiptuar vetëm vërejtje me shkrim, edhe pse një investitor gjerman ishte ankuar se ky polic nuk po e lë të punojë.
Emisioni “Drejtësia në Kosovë” kishte kërkuar nga Policia e Mitrovicës lejimin e intervistimit të policit Fejzullahu në lidhje me gurthyesin mbi Kçiq, por kërkesa nuk u miratua nga zëdhënësi Avni Zahiti.
Adresa tjetër e DnK-së- Inspektorati Policor i Kosovës e konfirmoi se gjatë hetimeve nuk ka gjetur elemente të veprës penale të policit Fejzullahu, por rastin e tij e ka dërguar Drejtorinë e Standardeve Profesionale.
“Inspektorati Policor në koordinim me Prokurorin kompetent ka ndërmarrë veprime hetimore, dhe pas analizimit të të gjitha provave relevante është konstatuar se rasti në fjalë nuk ka elemente të veprës penale, dhe i njëjti më dt.24.07.2014 është dërguar në Drejtorinë e Standardeve Profesionale të Policisë së Kosovës për hetime të brendshme disiplinore”, thuhet në përgjigjen e IPK-së.
Ankesën e shtetasit gjerman për pengim në punë nga polici Fejzullahu, inspektorati e kishte pranuar në vitin 2014.
“Lidhur me rastin në fjalë, ju njoftojmë se Inspektorati Policor i Kosovës ka pranuar ankesën më dt.18.04.2014, nga e cila ankesë, ankuesi ka paraqitur se zyrtari policor po e pengon në kompani punën e tij në mënyra të ndryshme”, vijon shpjegimi i inspektoratit.
Policia e Kosovës nëpërmjet emailit konfirmoi për “Drejtësia në Kosovë” se polici Dibran Fejzullahu ka kallëzime të deponuara në Prokurorinë e Mitrovicës.
”Sipas procedurave ligjore ishte hapur rasti kanosje dhe pas hetimit të rastit ndaj personave të dyshuar ishte bërë kallëzim penal i cili ishte proceduar në Prokurorinë Publike Komunale në Mitrovicë, për shkak të ekzistimit të dyshimit se kanë kryer veprën penale të kanosjes”, tregon policia për rastin e pjesëtarit të saj.
Sipas policisë, kanosjen e kishte raportuar një shtetas gjerman.
“Një person shtetas gjerman me punë në Republikën e Kosovës, ka bërë ankesë në polici ndaj disa personave dhe ndaj punonjësit ne fjalë të Policisë së Kosovës, për kanosje. Ankuesi lidhur me këtë rast kishte njoftuar policinë të cilët menjëherë kishin shkuar në vendin e ngjarjes dhe sipas procedurave ligjore ishte hapur rasti kanosje dhe pas hetimit të rastit ndaj personave të dyshuar ishte bërë kallëzim penal”, vijon përgjigjja e policisë.
Edhe Prokuroria në Mitrovicë në një përgjigje me shkrim tregoi se ndaj policit Dibran Fejzullahu ishin ngritur dy kallëzime penale, të cilat tha se janë hedhur poshtë.
“Polici Dibran Fejzullahu i ka pasur të ngritura dy kallëzime penale në Prokurorinë e Mitrovicës dhe të dyja kanë përfunduar me hedhje, sepse nuk ka pasur elemente te veprave penale. Njëra ka qenë për kanosje, kurse tjetra për keqpërdorim të detyrës zyrtare”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë për “Drejtësia në Kosovë”.
Në vijim mund ta ndiqni pjesën e emisionit ku flitet për masat e marra ndaj policit Fejzullahu. /KALLXO.com/
Të tjera
-
Basha në BBC: Krizë besimi, sistemi politik ka dështuar ndaj qytetarëve
Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në radio d...
-
Krasniqi i përgjigjet Vuçiqit për zgjedhjet në komunat veriore: S’shoh mundësi që të mbahen para tetorit të 2025-s
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të premten ka kërkuar që në Kosovë të...
-
40 minuta në lụftë me grupin e Radojiçiqit: Si ndodhi sụlmi ku u vrạ polici Afrim Bunjaku?
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë pas gati një ...
-
Koloneli amerikan në pension: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO është në horizont
Koloneli amerikan tashmë në pension, Todd Jacobus, i cili ka shërbyer në Gard...
-
Mefail Bajqinovci: Kosova po përparon me hapa të mëdhenjë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqiovci, ka shkruar të shtunën në ...
-
Dëshmitari tregon sa paguhej një pjesëtar i grupit nga Milan Radojiçiq
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë pas gati një ...
-
Në Holandë mbahet takimi rajonal për personat e zhdukur, pjesëmarrëse edhe Kosova
Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur ka njoftuar se gjatë kësaj jave në...
-
“Me koordinim a pa koordinim”, Molliqaj ironizon me deklaratat e Kurtit, Gërvallës dhe Krasniqit për Urën e Ibrit
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka postuar përmble...
-
Bie mbi një metër borë në zonën e njohur turistike në Austri
Pamje sureale vijnë nga Austria, ku në më pak se 24 orë ra më shumë se një me...
-
Besnik Tahiri: Amerika vazhdon të ketë ndjeshmëri të lartë për Kosovën
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, po qëndron në Teksas të ...
-
Brestovci paralajmëron rikthimin e gjendjes së mjerueshme me mbeturina në Kryeqytet, për këtë fajëson PDK-në
Drejtori i Shërbimeve Publike në Kryeqytet, Bekim Brestovci, ka akuzuar Parti...
-
Qeveria serbe urdhëron zbatimin e masave për Kosovën
Qeveria e Serbisë ka miratuar një konkluzion që urdhëron aktivitete dhe masa ...