Lajme

Vdesin dy të moshuar në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 13:59 | 19 June 2018

Një 73 vjeçar, H.C dyshohet të ketë plagosur me armë zjarri bashkëshorten e tij,66 vjeçare Z.C. të martën rreth orës 12:00 në rrugën “Fitim Duraku” , në Prishtinë.

Sipas Policisë së Kosovës i dyshuari më pas ka kryer vetëvrasje, shkruan GazetaFokus.

Viktima dhe i dyshuari kanë ndërruar jetë pas plagëve të marra ndërsa vdekjen e ka konstatuar nga ekipi  mjekësor në QKUK.

-Advertisement-

Në kumtesën për media dërguar nga Zyra për Informim e Policisë, bazuar në  hetimin preliminar të kryer nga hetuesit rajonal dhe krimteknika, është ngritur versioni  se fillimisht është plagosur viktima Z.C, nga personi H.C dhe më pas  ky i fundit dyshohet  se ka kryer vetëvrasje me armë zjarri e cila edhe është gjetur në afërsi të tij.

Hetuesit rajonal për hetimin e krimit së bashku me hetuesit policor të stacionit Veri unë Prishtinë,  në koordinim me prokurorinë përkatëse, me një intensitet të shtuar menjëherë kanë filluar ndërmarrjen e një varg  veprimesh hetimore dhe po bëjnë  përpjekje për  të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin./GazetaFokus

.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera