Lajme

Vdesin dy shoferët nga aksidenti i rëndë në Drenoc

Autori: Gazeta inFokus 13:04 | 31 March 2022

Pak më parë Gazeta Infokus raportoi për një aksident në fshatin Drenoc të Malishevës.

Drejtori i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta, tha për Gazetën Infokus se dy drejtuesit e veturave kanë vdekur si pasojë e këtij aksidenti.

Gjithashtu, ai ka konfirmuar se në aksident janë përfshirë dy vetura.

-Advertisement-

“Kemi një aksident me fatalitet, ku janë përfshirë dy vetura, ngasësit e dy veturave kanë vdekur”, ka thënë Graishta./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera