Kelmendi: Çështja qenka se a jemi më mirë, apo më keq se në Serbi! Wtf! A, vërtet, po e themi këtë publikisht?!

Autori: Gazeta inFokus
22:00 | 02 May 2025
Gazetari dhe analisti Adriatik Kelmendi ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve të qeverisë ku zëdhënësi I qeverisë Përparim Kryeziu tha se ka rënie të standardit të mediave duke shtuar se “Kosova jo që nuk mund të jetë më keq se Serbia, por ajo gëzon dukshëm më shumë liri të mediave në rajon e gjetiu”, shkruan Gazeta Infokus.
Ky deklarim i qeverisë dhe reagim nga Kelmendi vien pas publikimit të Indeksit Botëror të Lirisë së Medias nga organizata “Reporterët pa Kufij”, ku Kosova është renditur në vendin e 99-të, shkruan Gazeta Infokus.
Kelmendi përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se është e papranueshme të krahasohet situata e lirisë së medias në Kosovë me atë në Serbi duke e quajtur këtë një standart të ulët.
“Çështja qenka se a jemi më mirë, apo më keq se në Serbi! Ëtf! A, vërtet, po e themi këtë publikisht?! Hallall, standard të fortë i paskemi qitë vetes”, ka shkruar Kelmendi.
Ndryshe ai tha se ky krahasim është një mënyrë për të shmangur përgjegjssinë dhe për të injoruar rënien e lirisë së medias në vend, duke e cilësuar si një tentativë për të justifikuar paaftësinë e qeverisë.
“E paramendoje tash kur raportet ndërkombëtare të rangojnë edhe më keq sesa shtetin që udhëhiqet edhe sot nga njerëzit të cilët ishin në pushtet dhe për shkak të të cilëve nja 130 mijë veta kanë humbur jetën”, ka shtuar tutje ai.
Ai gjithashtu përmendi se edhe në Serbi ka media të lira që kritikojnë autoritetet dhe individë si Natasha Kandiq dhe Sonja Biserko, të cilët janë aktivistë të njohur të të drejtave të njeriut.
“Ku na mbeti ambicia? Unë besoj se edhe më mirë se Gambia jemi. Por, pyetja është pse brenda dy vjetësh ramë njëherë 19 e tash edhe 24 vende. Pse ramë pikërisht kur pushteti filloi ta shohë se është edhe i paaftë, edhe i padijshëm, edhe korruptiv?
PS1. Edhe në Serbi ka media të lira, që nuk e bëjnë hesap Vuçiqin, siç ka edhe personalitete të fuqishme si Natasha Kandiq, Sonja Biserko etj. që s’i japin pesë pare.
PS2. Raportin sigurisht e kanë përpiluar të njëjtit që shënonin progresin e lirisë së medias edhe para 4 vjetësh, edhe para 3, e edhe vjet e sivjet kur po përplasemi me turinj përtoke.
PS3. Me reagimet e pushtetit dhe propushtetarëve – veç rrakatel teposhtë!
PS4. Për ata që po kanë qejf të krahasohen me Serbinë, ta kujtojnë se edhe në kohën e Milosheviqit në Serbi shumica thoshte “nuk jemi keq, po na kanë inat”. Krahasohuni!”, ka deklaruar Kelmendi./Gazeta Infokus/
Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Të tjera
-
I akuzuari Pantiq: Shpëtova mijëra shqiptarë më ’98-’99, bëra kompromis me 140 civilë që të mos vra*sim njëri-tjetrin
I akuzuari për krime lufte, Momir Pantiq deklaroi të enjten para Gjykatës The...
-
Masat e BE’së dhe Asociacioni, Kallas gazetarit në Beograd: S’komentoj para se të flas me Kosovën
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, në konferencën për shtyp në Beogr...
-
KOMF nesër para Kuvendit: Karriget tuaja nuk vlejnë më shumë se jeta dhe mirëqenia e fëmijëve
Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, nesër do të organi...
-
Muhaxheri për ofertën e Kurtit për koalicion: Kështu nuk shkon askush me të në koalicion
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gazmend Muhaxheri ka folu...
-
Kallas do të takohet me Kurtin sonte në darkë pune
Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kaja Kallas, do të takohet me kryeministrin në...
-
“Të lihet prapa e kaluara”, “normalizim me Kosovën”, Kallas nga Beogradi: Palët të vijnë në Bruksel sa më parë
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, në konferencën për media në Beogr...
-
Takimi Kurti- Hamza, Gruda i PDK-së: Iu ka rënë të ulen bashkë, takimi s’ka përmbajtje politike
Një foto e publikuar mbrëmë në rrjetet sociale ku shiheshin kandidati i LVV-s...
-
Prindi denoncon publikisht British School of Kosova: Refuzoi regjistrimin e vajzës vetëm sepse ajo ka Sindromën Down
Burim Sopa, ka thënë se vajza e tij Nisa, nuk ka mundur të regjistrohet në Br...
-
Fatmir Limaj mban konferencë për media
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj do të mbajë konferencë për media. Konferen...
-
Presidentja Osmani në përvjetorin e masakrës në burgut të Dubravës: Një prej masakrave më të tmerrshme
Në përvjetorin e masakrës në burgun e Dubravës, të kryera në maj të vitit 199...
-
AKB: Protestat janë të pashmangshme, nuk mund ta pranojmë këtë padrejtësi energjetike
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka mbajtur takimin e rregullt të Bordit ud...
-
Maqedonci: Partitë opozitare duhet të reflektojnë, jo të shfrytëzojnë si mundësi të sulmeve politike ndaj LVV-së
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka deklaruar se LVV-ja ndihet ...