Lajme

Vdes një person në Pejë, doli me motoçikletë nga rruga dhe goditi shtyllën e betonit

Autori: Gazeta inFokus 09:47 | 17 August 2022

Një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër po merr trajtim mjekësor pas lëndimeve që mori në një aksident trafiku në fshatin Qyshk të Pejës.

Sipas policisë, të dy pejanët ishin në një motoçikletë me të cilën dolën nga rruga dhe goditën një shtyllë betoni.

Me vendim të prokurorit trupi pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

-Advertisement-

“Një mashkull kosovar ka vdekur dhe një tjetër është lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti, kur motoçikleta me të cilën ishin duke lëvizur ka dalur nga rruga duke u përplasur me një shtyllë betoni. I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa trupi i pajetë me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera