Lajme

Vdes një person në fshatin Zlipotok të Dragashit

Autori: Gazeta inFokus 12:37 | 06 June 2020

Ka ndërruar jetë një mashkull në fshatin Zlipotok të komunës së Dragashit.

Viktima u dërgua pa shenja jete në QKMF në Dragash, ndërsa sipas dëshmitarit, viktima derisa kishte qenë në bjeshkët e fshatit Zlipotok nuk ishte ndjerë mirë me shëndet.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion

-Advertisement-

“Është raportuar se viktima mashkull Kosovar ishte dërguar në QKMF Dragash pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Sipas dëshmitarit mashkull kosovar viktima derisa kishte qenë në bjeshkët e fshatit Zlipotok nuk ishte ndier mirë me shëndet, andaj ishte dërguar te mjeku. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera