Lajme

Vdes një grua në Suharekë, bie nga ballkoni i shtëpisë

Autori: Gazeta inFokus 20:31 | 01 October 2024

Një grua e moshës rreth 35 vjeçare ka ndërruar jetë në Suharekë, pasi dyshohet se u rrëzua nga ballkoni i shtëpisë.

Lartësia, sipas zëdhënësit të policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqyr Bytyqi, ka qenë rreth gjashtë metra.

“Me datën  01.10.2024 , pak pas  orës 11:00 policia ka marr njoftimin se në fshatin Krushic e epërme të Suharekës një femër rreth 35 vjeçarr ( D. K.) në rrethana të pa njohura për momentin  ishte rrezuar nga shkallet dhe ishte pa ndjenja. Viktima ështe dërguar emergjencë, në ora 11:50 policia është njoftuar  se viktima kishte ndërruar jetë ne Spitalin Rajonal të Prizrenit . Njësitet përgjegjëse policore kanë dal në vend ngjarje dhe janë marrur me rastin. Ne lidhje me këtë rast, në koordinim me prokurorin kujdestar nga Departamenti për Krimeve të Rënda janë ndërmarr të gjitha veprimet hetimore. Është bërë shiqimi i vendit të ngjarjes dhe dyshohet se viktima ka rënë nga ballkoni i shtëpisë në lartësi rreth  6 metra. Me urdhër të Prokurorit është inicuar rast “Hetim i vdekjes”, trupi i pa jetë i të ndjerës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, ka thënë Shaqiri.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera