Lajme

Vdes një grua në Lipjan, trupi dërgohet në IML për obduksion

Autori: Gazeta inFokus 09:24 | 26 June 2026

Një vdekje e dyshimtë është raportuar paraditen e së enjtes në Lipjan.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një dëshmitare ka njoftuar se një grua, në rrethana ende të panjohura, është rrëzuar papritur në tokë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet emergjente, të cilat kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

-Advertisement-

“Dëshmitarja femër kosovare ka raportuar se viktima femër kosovare, në rrethana të panjohura, papritur është shtrirë në tokë. Ekipi emergjent ka dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raportin e Policisë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ku do t’i nënshtrohet obduksionit për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy