Lajme

Vdes në rrethana të dyshimta Mursel Kamberaj nga Mitrovica, djalin ia kishin vrarë 2 vjet më parë

Autori: Gazeta inFokus 15:28 | 25 February 2019

Mbrëmjen e djeshme, Mursel Kamberaj, u gjet i vdekur në një tunel në Mitrovicë. Vdekja e tij po cilësohet si e dyshimtë nga organet kompetente dhe trupi i tij tashmë është dërguar për obduksion. Murseli, ishte babai i Ermal Kamberajt, i cili u vra dy vite më parë në një lokal në Mitrovicë. I dyshuari për vrasjen e Ermalit ka disa muaj që është ekstraduar nga Belgjika për në Kosovë, nën dyshimet se ka kryer këtë krim.

Mursel Kamberaj, është gjetur i vdekur mbrëmë në një tunel në Mitrovicë rreth orës 20:00. Vdekja e tij po cilësohet si e dyshimtë nga organet kompetente.

Nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës për këtë rast kanë treguar se trupi i tij tashmë është dërguar për obduksion. Si dhe, shkaqet e vdekjes, do të merren vesh pasi të kryhen analizat në obduksion.

-Advertisement-

“Në lidhje me pyetjet tuaja ju informojmë që trupi i të ndjerit është dërguar në obduksion, dhe pas ardhjes së rezultateve do të dihen shkaqet e vdekjes së të ndjerit”, ka thënë në një përgjigje për Express, Valon Preteni, zëdhënësi për media i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës.

Policia e Kosovës dje ka konfirmuar se viktima është gjetur i shtrirë në tokë në afërsi të një tuneli në Mitrovicë dhe është konstatuar se ai ishte rreth 64 vjeçar.

Varrimi i Mursel Kamberaj do të bëhet nesër (e martë) nga ora 12:00 në varrezat e fshatit Shipol.

Në maj të vitit 2017, djali i tashmë të ndjerit, Ermal Kamberaj ishte vrarë në një lokal ku ushtronte pozitën e menaxherit.

24-vjeçari, Ermali, dyshohet se u vra nga Sadik Bajrami, 38 vjeç, nga Shipoli i Mitrovicës. Ai u qëllua me 3 plumba në kraharor.

Vrasja e të riut që ndodhi në natën e 5 majit rreth orës 21:30 në lokal, fillimisht u tha se ndodhi për shkak të një rezervimi të një tavoline, mirëpo ky version nuk është thënë zyrtarisht.

Në një dokument të policisë, ku ishte shpallur në kërkim Sadik Bajramin, që dikur quhej Arton (e ka ndërruar emrin në Sadik), thuhet se i dyshuari ka ikur në drejtim të panjohur nga vendi i ngjarjes, kështu duke kërkuar nga qytetarët që nëse hasin në këtë person, ta lajmërojnë menjëherë njësitin e Hetimeve Rajonale në Mitrovicë.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Sadik Bajrami u ekstradua nga Belgjika për në Kosovë, pasi për të ishte lëshuar fletarrest për shkak të dyshimit për vrasjen e 24-vjeçarit, Ermal Kamberajt.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera