Lajme

Vdes motoçiklisti 18-vjeçar nga aksidenti në Klinë, policia jep detaje

Autori: Halil Berisha 21:50 | 02 November 2019

Rreth orës 20 të së shtunës nga një aksident trafiku në Klinë, ka mbetur i vdekur një motoçiklist i moshës 18-vjeçare.

Aksidenti ika ndodhur në mes të një veture të tipit Jeep dhe një motoçiklete në fshatin Zajm të Klinës, shkruan gazeta inFokus.

Aksidentin e ka konfirmuar për gazetën inFokus edhe zëdhënësit të Policisë Rajonale të Pejës, Xhevat Ibraj.

-Advertisement-

“Ka qenë një aksident rreth orës 19 e 19 minuta në rrugën magjistrale Pejë – Prishtinë, më konkretisht në fshatin Zajm. Aksidenti ka ndodhur në mes të një mjeti pasagjerësh dhe një motoçiklisti, personi i cili ka qenë duke drejtuar motoçikletën ka marrë lëndime të rënda trupore e është nisur menjëherë për në Spitalin Rajonal të Pejës, mirëpo ka mbërritur pa shenja jete”, ka thënë Ibraj.

Tutje, Ibraj ka treguar se tanimë personi i dyshuar për këtë rast është arrestuar.

“Viktima e këtij aksidenti është me iniciale G.Z dhe është i lindur në vitin 2001, njësitë relevante të Policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku po shikohet vendi i ngjarjes dhe personi i dyshuar në këtë aksident është arrestuar”, ka thënë Ibraj.

Tutje, për gazetën inFokus, Xhevat Ibraj, ka thënë që dyshohet se personi i arrestuar është edhe shkaktari i aksidentit.

“Ai personi që është arrestuar është shkaktar i aksidentit për arsye të moskujdesit gjatë ngjasjes së automjetit”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera