Sport

Vdes legjenda meksikane

Autori: Gazeta inFokus 23:02 | 25 March 2020

Trajneri Ignacio Trelles Campos, i cili e udhëhoqi ekipin kombëtar të Meksikës në tri Kupa të Botës, ka vdekur në moshën 103-vjeçare.

Në popull i njohur si “Don Nacho”, Trelles e udhëhoqi Kombëtaren e Meksikës në 117 ndeshje ndërkombëtare, transmeton Gazeta Express.

Ai ishte trajner i Meksikës në turnet e Kupës së Botës më 1958, 1962 dhe 1966, si dhe ishte në krye të ekipit në turnet e futbollit të Lojërvae Olimpikë më 1964 dhe 1968.

-Advertisement-

Ish-klubi i tij Cruz Azul, të cilin e kishte udhëhequr drejt fitimit të titujve të njëpasnjëshëm në Primera Division më 1978-79 dhe 1979-80, njoftoi për vdekjen e tij.

Në përgjithësi, Trelles i fitoi shtatë tituj kampioni në Meksikë si trajner – që është rekord – ndërsa tre të tjerë si lojtar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera