Lajme

Vdes i dyshuari për plagosjen e dy grave në Fushë-Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 19:07 | 28 January 2023

Ka vdekur i dyshuari për plagosjen e dy grave këtë të shtunë në Fushë-Kosovë.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar për Telegrafin mjeku kujdestar në Klinikën Emergjente të QKUK-së, Ejup Govori.

Ai ka thënë se i dyshuari është pranuar në QKUK në gjendje të rëndë, por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

-Advertisement-

“Gjendja e tij kur është pranuar në QKUK ka qenë e rëndë, pra ka pasur shenja jete por ka qenë me parametra vital të komprometuar. Ka pasur dy plagë nga arma e zjarrit”, ka thënë Govori.

Ndërsa, ka shtuar se gratë e plagosura janë në gjendje stabile.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera