Lajme

VDES GAZETARI MUHARREM RAMABAJA

Autori: Gazeta inFokus 10:40 | 19 January 2021

Gazetari kosovar, Muharrem Ramabaja ka ndërruar jetë gjatë mbrëmjes së djeshme në moshën 65-vjeçare, si pasojë e një sëmundjeje të rëndë, shkruan Gazeta inFokus.

Për vdekjen e tij e ka bërë të ditur edhe anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sadri Ramabaja.

“Sot na la Muharrem Ramabaja, njëri nga njerëzit e mi të dashur, që dinte të mendonte vetëm pozitivisht. Këtë shpirt bujar dua ta kujtoj kështu me këtë buzëqeshje tipike që kishte, e të cilën na e fikësoj Altini i tij i dashur, në ambientet e bukura të Villës Panorama, në Prishtinë, më 8 maj 2014”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Muharrem Ramabaja nisi punën në “Zëri” në vitin 1977. Nga viti 1990 deri më 1993 ishte drejtor i “Zërit”, drejtori i parë i një ndërmarrjeje në Kosovë i zgjedhur në mënyrë demokratike nga punëtorët pa pëlqimin e pushtetit të asaj kohe.

Emigroi në Gjermani në vitin 1993, ndërsa në vitet e fundit të jetës u kthye prapë në Prishtinë.

Ishte ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera