Lajme

Vdes edhe një person i infektuar me koronavirus në Kosovë

koronavirus
Autori: Gazeta inFokus 23:43 | 07 April 2020

Janë konfirmuar edhe 19 raste të reja me koronavirus, duke shkuar kështu numri i të infektuarve në 184.

“Rastet pozitive janë raste kontakti, shtatë (7) prej tyre me vendbanim në Smrekonicë-Vushtrri, tre (3) me vendbanim në Prishtinë, dy (2) me vendbanim në Senik-Malishevë dhe me nga një (1) rast nga vendbanimet në Llashkadrenovc-Malishevë, Sazli-Ferizaj, Ujmir-Klinë, Gjakovë, Gjilan, Topanicë- Kamenicë dhe Vushtrri.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Derisa edhe 6 persona të tjerë janë shëruar njëri nga të infektuarit ka humbur jetën nga ky virus, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Kështu numri i viktimave nga koronavirusi ka shkuar në 5.

“Nga data 08 shkurt deri më 07 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.352 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 184 me 5 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese (rasti i fundit nga Klinika Infektive me sëmundje shoqëruese infiltrim pulmonar, diabet tip 2, nefropati diabetike, tumor i gjëndrrës mbiveshkore të majtë, hipertension arterial dhe obezitet)”, thuhet ne njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera