Lajme

Vdes burri në Prizren, ra nga objekti ku po punonte

Autori: Gazeta inFokus 09:41 | 08 October 2022

Gjatë ditës së djeshme një burrë në Prizren ka humbur jetën pasi ra nga objekti ku po punonte.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se viktima ka rënë aksidentalisht dhe si pasojë e plagëve që ka pësuar ka vdekur, njofton Klankosova.tv.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International

Të tjera