Lajme

Vdes avokati Hajrip Krasniqi

Autori: Gazeta inFokus 22:25 | 10 January 2023

Oda e Avokatëve të Kosovës njoftoi se sot ka humbur anëtarin e shquar të saj, kryetarin e Degës Regjionale në Prizren, Hajrip Krasniqi.

Oda e Avokatëve të Kosovës i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe të gjithë kolegëve të tij.

“Varrimi i të ndjerit, do të bëhet nesër (E mërkurë) me datë 11.01.2023 në ora 14:15 (pas namazit të ikindisë), në varrezat e qytetit në Prizren”, thuhet në njoftimin e këaj ode.

-Advertisement-

“Oda e Avokatëve të Kosovës, do të mbaj mbledhje komemorative për ta nderuar figurën e z. Hajrip Krasniqi, nesër me datë 11.01.2023, në ora 12:00 në Fakultetin Juridik të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren”.

Postimi i plotë i Odës së Avokatëve të Kosovës:

Ndërroj jetë Kryetari i Degës Regjionale të Prizrenit, avokati Hajrip Krasniqi

Sot me datë 10.01.2023, Oda e Avokatëve të Kosovës humbi anëtarin e shquar të saj, Kryetarin e Degës Regjionale në Prizren, z. Hajrip Krasniqi.

Oda e Avokatëve të Kosovës, duke qenë shumë krenare me veprën dhe kontributin e dhënë nga z. Krasniqi, shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe të gjithë kolegëve të tij.

Varrimi i të ndjerit, do të bëhet nesër (E mërkurë) me datë 11.01.2023 në ora 14:15 (pas namazit të ikindisë), në varrezat e qytetit në Prizren.

Oda e Avokatëve të Kosovës, do të mbaj mbledhje komemorative për ta nderuar figurën e z. Hajrip Krasniqi, nesër me datë 11.01.2023, në ora 12:00 në Fakultetin Juridik të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren.

B I O G R A F I A

Avokati, Hajrip Krasniqi, u lind më 26.10.1958 në fshatin Brezne. Fakultetin Juridik e kishte përfunduar në Universitetin e Prishtinës në vitin 1989, ndërsa provimin e Jurisprudencës e kishte dhënë në Prishtinë në vitin 2002.

Avokati Hajrip ushtroi profesionin e avokatit që nga data 14.12.2002, me seli të zyrës në Prizren.

Gjatë viteve 2013 – 2015 ka mbajtur pozitën e Nënkryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës, derisa nga data 10 Nëntor 2015, ishte zgjedhur Kryetar i avokatëve të Degës Regjionale në Prizren, dhe anëtar i Këshillit Drejtues të OAK-së, ku shërbeu për dy mandate, duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në avancimin dhe pozitën e avokatisë, me çka la gjurmë të pa shlyeshme në sistemin e drejtësisë e veçanërisht të avokatisë në Republikën e Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera